e enjte 21 janar 2021
e enjte 21 janar 2021

 

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare.

 

Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e cila është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe do të kalojë për votim në Parlament.

 

Sipas projektligjit, tashmë përmes kësaj nisme bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë, që rezulton edhe fasha më e prekur nga kriza e pandemisë Covid-19 për shkak të mbylljes së ekonomisë për 3 muaj, do të paguajnë 0 tatim fitim.

 

Aktualisht, subjektet me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë lekë paguajnë një normë tatimi mbi fitimin prej 5%, ndërsa për ato me xhiro nga 0 deri në 5 është 0 lekë në vit.

 

Sa i takon efekteve ne buxhet, sipas draftit zyrtar përllogaritet që humbjet për arkën e shtetit të jenë në masën e 400 milionë lekë në vit.

 

Paralelisht Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe ligjin për reduktimin e TVSH për investimet në infrastrukturën sportive nga 20% që është aktualisht në 6%, që përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore ashtu edhe ato që bëhen nga klubet apo federate sportive.

Lidhur me këtë nismë, Ministria e Financave nuk ka ende një shifër zyrtare se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit.

 

Më shumë

Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar, gati t’u ofrojë gaz transportuesve

Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.   Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një […]

Tatimet: Bizneset të deklarojnë pagat reale

Administrata tatimore ka shtuar presionin ndaj tatimpaguesve për të bërë deklarime më të larta të pagave, duke u kërkuar që të deklarojnë pagat reale. Subjektet janë paralajmëruar se ata po monitorohen dhe po krahasohen me tregun dhe se nëse nuk korrigjohen, atëherë do të aplikohen sanksionet e parashikuara në ligj.   Në shkresën e […]

Biznesi i vogël dhe i mesëm: Duhet një paketë e tretë financiare nga qeveria

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël […]

9300 biznese s’do paguajnë tatim fitim/ Zero TVSH për 46 mijë biznese me xhiro deri në 10 milionë lekë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm mijëra biznese të vogla në vend nuk do të paguajnë tatim-fitim. Drafti i hartuar nga qeveria ka mbërritur në Kuvend dhe ka nisur diskutimi nga deputetët në Komisionet Parlamentare.   Janë në total 5311 subjekte të vogla që do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nismë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara