95 – Vjetori e gjen Forcën Detare në një fazë intensive të modernizimit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në këtë përvjetor kujtoi një nga përformancat më të jashtëzakonshme të FD në Detin Egje, gjatë operacionit “Sea Guardian”, duke shpëtuar mbi tremijë jetë njerëzish.
Duke vlerësuar mbështetjen e partnerëve e aleatëve të NATO-s, ministrja e Mbrojtjes tha sa vijon: “Projekti më i rëndësishëm është kontrata afatgjatë e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare me kompaninë amerikane Lockheed Martin, që do të përmirësojë kontrollin dhe monitorimin e hapësirës detare”.
“Pas pajisjes së të gjitha anijeve të klasit Iliria me topa 20mm, vitin që vjen, siç diskutuam edhe me gjeneral Xhebexhinë, do të vijojmë me disa projekte të tjera modernizuese, siç janë pajisja e anijeve me sisteme dhe pajisje komunikimi, që do të na lehtësojnë komunikimin me aleatët”, – theksoi ministrja Xhaçka, teksa foli edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së riparimit të anijeve të Forcës Detare duke i hapur rrugë projekteve të modernizimit me anije të reja dhe moderne.
Forca Detare daton si ditë të formimit të saj 25 Dhjetorin e vitit 1925.
Shpërthimet alarmojnë Lezhën, banorët rrëfejnë tmerrin: Erdhën nga ajri, kemi frikë për cunam
Me shkarpa në krah për të ngrohur nxënësit, mësuesi nga Pogradeci prek rrjetin
Krimet më të shpeshta kibernetike në Shqipëri për vitin 2020
Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë
Akademia e Shkencave miraton Përkufizimin Universal të Antisemitizmit
Përkujtohet 100-vjetori i Kongresit të Parë Bektashian
Konferenca e Paqes në Paris hapi zyrtarisht punimet më 18 janar 1919. Ajo u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” […]
Isa Boletini i njohur si Isë Boletini u lind në Boletin afër Mitrovicës më 15 janar 1864 dhe u shua në Podgoricë më 23 janar 1916. Është një ndër figurat qendrore kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar […]
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e djeshme në kryqëzimin pranë Radio Televizionit Shqiptar. Ngjarja tronditi gjithë të pranishmit, por më shumë dy kalimtaret të cilat i kanë shpëtuar për mrekulli përplasjes së dy automjeteve që mund të ishte fatale për to. Në videon e mëposhtme shihet se si pak […]
Burgu i Spaçit Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative. Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqëndrimi, ku mbaheshin të burgosurit politikë. Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po […]