Kur ekonomistët në Deutsche Bank Research propozuan një taksë të veçantë mbi të ardhurat e njerëzve që punojnë nga shtëpia, ata ose provokuan qëllimisht, ose nuk prisnin që ideja e tyre do të kritikohej.
Ideja ishte vendosja e një takse prej 5% mbi fitimet bruto të njerëzve që punojnë nga shtëpia. Sugjerimi u bë me supozimin se të prekurit do të gëzonin një marrëveshje më të mirë duke qëndruar në shtëpi, ndërsa “supozohej” se nuk do t’i jepnin aq sa duhet ekonomisë.
“Një pjesë e madhe e njerëzve janë shkëputur nga realiteti i mëparshëm, por ende po bëjnë një jetë të plotë ekonomike” tha strategu i Deutsche Bank, Luke Templeman, në një artikull.
“Kjo do të thotë që ata që punojnë në distancë po kontribuojnë më pak në infrastrukturë dhe ekonomi, ndërsa marrin akoma përfitimet e saj” argumentoi Templeman.
Raporti arsyeton se një punonjës mesatar që punon nga shtëpia nuk harxhon asgjë në infrastrukturë apo transport, duke mos qenë i detyruar të udhëtojë, ashtu sikurse nuk konsumon drekë gjatë udhëtimit. Templeman citoi gjithashtu “se blihet më pak rroba zyre”.
“Për vite, ne kemi pasur nevojë për një taksë për punonjësit nga shtëpia. COVID sapo na e bëri të qartë” tha Templeman, duke theksuar, megjithatë, se taksa nuk duhet të merret gjatë pandemisë aktuale kur njerëzit detyrohen, ose rekomandohen shumë, të qëndrojnë në shtëpi. Përkundrazi, duhet të konsiderohet nga politikëbërësit pas përfundimit të kërcënimit COVID-19, kur puna nga shtëpia mund të jetë kthyer në normalitetin e ri.
Raporti i ekspertëve të Deutsche Bank thotë se një taksë prej 5% mbi të ardhurat, për punën nga shtëpia, mund të grumbullojë rreth 20 miliardë euro në Gjermani dhe 49 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ideja e ekonomistëve është që të përdorin paratë për subvencionimin e punëtorëve me pagë më të ulët, për të cilët ata thonë se normalisht, nuk mund të bëjnë punën e tyre nga shtëpia.
“Nëse doni të rishpërndani të ardhurat, duhet ta bëni këtë në mënyrë rigoroze në bazë të performancës ekonomike të njerëzve” tha për Deutshce Welle – Jan Schnellenbach, ekonomist nga Universiteti i Teknologjisë së Brandenburgut në Cottbus.
“Nëse dikush punon apo jo nga shtëpia, nuk është aspak tregues domethënës i produktivitetit të personit” shtoi Schnellenbach.
Përveç kësaj, një taksë e tillë do të shkaktonte disa problematika ligjore, shton Sebastian Dullien, drejtor i Institutit të Politikës Makroekonomike në Fondacionin Hans Böckler të Gjermanisë.
“Një taksë më e lartë mbi të ardhurat për njerëzit që punojnë nga shtëpia do të binte ndesh me pothuajse çdo parim themelor të legjislacionit tatimor në këtë vend dhe vështirë se do të konsiderohej si një veprim i drejtë nga shumë njerëz” tha ai DW. “Për më tepër, njerëzit që punojnë nga shtëpia nuk përdorin infrastrukturën publike dhe të korporatave dhe taksimi i kësaj do të ishte absurde” shtoi eksperti.
Shanset që një taksë e tillë të bëhet realitet në Gjermani në çdo kohë apo së shpejti duken të vogla, nisur nga mjedisi aktual politik. Qeveria e koalicionit ka kërkuar mënyra për të mbështetur punëtorët në distancë. Ministri i Punëve, Hubertus Heil, sugjeroi madje futjen e një të drejte ligjore për të paktën 24 ditë në vit për të punuar nga shtëpia, për punonjësit me kohë të plotë.
Megjithatë, propozimi u hodh poshtë për shkak të mungesës së mbështetjes nga demokratët konservatorë të kancelares Angela Merkel për një masë kaq të gjerë.
Një studim nga Qendra Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) tregon se punëtorët në distancë kanë pasur jo pak ndikim në përmirësimin e shumë prej infrastrukturës dixhitale të kompanive. Në përgjithësi, shumë firma tani janë më të pozicionuara për të përmbushur sfidat e së ardhmes dhe po ndërmarrin hapa që ka shumë të ngjarë të mos i kishin marrë kaq shpejt, nëse nuk ishin, pa kalimin e përgjithshëm të punës nga shtëpia.
Vetëm kjo i bën shumë ekonomistë të dyshojnë nëse pretendimi i raportit të Deutsche Bank Research se punëtorët e largët kontribuojnë më pak në ekonomi – direkt ose indirekt – mund të vërtetohet vërtet.
Deutsche Welle
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]