e martë 16 gusht 2022
e martë 16 gusht 2022

 

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, që nën flamurin e të fundit u konsiderua fituesi i parë i Lojrave Olimpike? Pas 2 orë, 58 minuta e 50 sekonda nga nisja në Maratonë, ai mbërriti në Athinë duke përshkuar 42 kilometra e 125 metra.

 

Medaljen e mori i veshur me fustanellën tradicionale të Toskërisë, variacion i së cilës ishte edhe veshja e arbërorëve të Atikës, duke respektuar rrënjët tradicionale të tij.

 

Foto 1: Spiros Louis i veshur me kostumin me fustanellë.

Foto 2: Vendim i Këshillit të Ministrave, për krijimin dhe funksionimin e Komitetit Olimpik Shqiptar.

 

© DPA

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara