Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Një dëshmi tronditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga redaksia e Fax news dhe Faxweb.al, ku një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në gardhin e spitalin Infektiv ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në morg.

Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar punonjësi i policisë shprehet se mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit. Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk i është bërë i ditur nga ana e mjekëve.

“Për dhjetë minuta fiuu (fishkëllen), unë s’kam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt. Ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, s’ka pasur as vend morgu ku me i çu. Më mirë le të vdes te shtëpia se e sheh, shpresa vdes e fundit, por ama…

Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit të vet, edhe pse kishte katër ditë që kishte vdekur në morg. Rrezik nuk i kanë treguar fare.

Që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai, thotë do ikësh në krahun tjetër. Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë”, shprehet punonjësi i Policisë.

Redaksia ka zgjedhur që të mos e identifikojë punonjësin e policisë në fjalë, pasi qëllimi i medias padyshim që nuk është që ai të mbetet i papunë, siç ndodh rëndom në institucionet tona, kur fajtori gjendet diku poshtë, e ku titullarët nxirren të larë.

Më se paku për rastin në fjalë do të duhet që të ketë një reagim nga ana e vetë spitalit, që ka zgjedhur të rrethojë me gardh oborrin, por që duket se përmes kësaj dëshmie vërtetohet shprehja e vjetër ”ku ka zë nuk është pa gjë”.

Redaksia e Faxweb dhe Fax News nuk  mban përgjegjësi mbi deklarimet e bëra nga punonjësi i rendit, por mbetet për tu bërë një hetim i mëtejshëm mbi rastin.

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara