e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, raportohet t’i ketë ofruar nëntë ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, Frontit Demokratik.

 

Po ashtu, tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit i është ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviçi

 

Sipas raportimeve, koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapic e kishte parashikuar për të zbuluar emrat e përbërjes së qeverisë.

 

Platformës “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i zëvendëskryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen. Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë poste ministrore.

 

Kurse, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.

 

Më shumë

Mali i Zi, Lista Shqiptare deklarohet kundër pjesëmarrjes në qeverinë e re

Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, të kryesuar nga Prof. Dr. Zdravko Krivokapiq, që pritet të formohet së shpejti.   Vendimi është marrë në takimin e kryesisë së Listës Shqiptare dhe është bërë i ditur nga bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.   Më herët nga Lista Shqiptare kanë […]

Udhëheqësit e opozitës malazeze nënshkruajnë marrëveshje për qeverinë e re

Udhëheqësit e tre grupeve kryesore të opozitës që fituan shumicën në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje koalicioni, duke premtuar se qeveria e re do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n, dhe do të zbatojë të gjitha reformat e […]

Dritan Abazoviç: Nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit „E Zeza mbi të Bardhë“ thotë për DW se nuk do të ketë ndryshime në politikën e jashtme malazeze. DW: Zoti Abazoviç, si e shihni rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi? A është kjo fitore e demokracisë, apo kthim djathtas, në drejtim të […]

Gjukanoviçi pranon fitoren e opozitës

Pas gati 30 vjetësh në pushtet Milo Gjukanoviç është i gatshëm të pranojë vullnetin e qytetarëve dhe të kalojë në opozitë. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se partia e tij është e gatshme ta pranojë fitoren e opozitës nëse tri aleancat politike mund të formojnë një koalicion pas suksesit të tyre […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara