Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.
Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës shqipe dhe librat e leximit jashtëshkollor edhe për tre klasa të tjera në Toronto, Ontario.
“Ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës shqipe dhe librat e leximit jashtëshkollor edhe për tre klasa të tjera në Toronto, Ontario. Njëra prej klasave me mësuese znj. Elisabeta Laloshi dhe dy klasa të tjera, në dy adresa të ndryshme si në foto, me mësuese znj. Nikoleta Kostandini.
Me kënaqësi konstatojmë se vetëm përgjatë këtij viti shkollor, që prej shtatorit 2020 e në vijim, janë dhuruar librat për 13 klasa të gjuhës shqipe në Otava, Toronto (GTA), London, Hamilton e Kitchener, Provinca e Ontarios; Kalgari/Alberta; Regina/Saskatchewan dhe Winnipeg/Manitoba.
Suksese nxënësve të shqipes dhe mirënjohje për mësuesit, prindërit, vullnetarët, organizatat e diasporës dhe të gjithë ata që kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit të mësimit të gjuhës shqipe në Kanada!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Akademia e Shkencave: Nis puna tri vepra madhore albanologjike; Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve
Gjuhëtarët thirrje shtetit: Miratoni ligjin kundër shkeljeve e ndotjes gjuhësore!
Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)
101 mijë kërkesë- ankesa për energjinë – Kryeson ndryshimi i të dhënave të kontratës, 31% për faturimin
Leje qëndrimi për pensionistët dhe ata që blejnë prona në Shqipëri
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]
Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u […]
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen Nr. 64, “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”. “Të gjithë udhëheqësit u ndryshuan në vendet e Lindjes. Edhe te ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, […]