e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe do dërgojë për gjykim tre zyrtarë të Ministrisë së Mborjtjes dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit

 

Bëhet fjalë për Ylli Imeri, Dafma Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë ose ankande publike” dhe Sokol Zaimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Hetimet e SPAK nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike, e cila akuzonte Ministrinë e Mbrojtjes për shkelje në procedurën e blerjes së pakove për familjet në nevojë gjatë pandemisë së COVID-19 pa bërë shpallje paraprake për pjesëmarrje në tender.

 

Bëhet fjalë për një tender me fond limit prej 838 mijë euro ku fitues u shpall EUROVIA dhe një tjetër me fond limit prej 339 mijë euro ku u shpall fitues XPERT SYSTEMS me ofertë 331 mijë euro.

 

Sipas prokurorisë, të pandehurit Ylli Imeri, Datina Keça. Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar një favorizim apo paracaktim për dy tenderët.

 

Gjatë hetimit ka rezultuar se nga ana e të pandehurit Sokol Zaimi me detyrë drejtori i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me mosveprim nga ana e tij, shuma e paguar për tenderin e parë ka kaluar me 5 milionë lekë fondin limit.

 

Ndërsa tre zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes rrezikojnë një dënim gjer në tre vjet heqje lirie nëse akuza për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” vërtetohet, kreu i Rezervave të Shtetit rrezikon të dënohet gjer në shtatë vjet burg për “Shpërdorim detyre”.

 

 

Më shumë

Zgjedhjet – 107,024 persona do të votojnë për herë të parë

Kur na ndajnë 15 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar numrin e votuesve të rinj, që do kenë mundësi të votojnë këtë vit.   Në një postim në faqen e tij në Facebook, kreu i KQZ-së bën të ditur se janë 107 […]

Mbyllja e AGON Channel – Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do i paguajë Becchettit 110 mln euro

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “AGON” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke […]

Besimtarët katolikë festojnë Pashkët – Imzot Frendo: Ëndrra e Jezusit edhe ëndrra jonё pёr njё Shqipëri më tё bukur

Ky është viti i dytë radhazi kur festa e Pashkës kremtohet në kushte pandemie. Besimtarët katolikë janë më të kufizuar për t’u mbledhur në grupime apo për të ndjekur meshën në Kishë. Megjithatë, mesha gjatë Javës së Madhe në vendin tonë ka vijuar, me besimtarët që kanë zbatuar rregullat kundër COVID-19.   Imzot Frendo: […]

30 Vjetori i masakrës së 2 prillit në Shkodër

Këtë vit mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara