e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë.

 

Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është dhënë edhe nga Departamenti i Administratës Publike në mënyrë që ajo të përshtatet rast pas rasti.

 

Rregullorja qartëson se puna në distancë, pra duke mos shkuar në zyrë për disa punonjës të administratës do të shihet rast pas rasti. Kjo do të thotë se do të merren në vlerësim disa elementë.

 

“Në përcaktimin e nëpunësve/punonjësve që mund të punojnë në distancë online institucionet duhet të bazohen në: a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit; b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga COVID-19; c) Evidentimin e nëpunësive/punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14- vjeç ”, thuhet në dokument, citon ‘monitor’.

 

Sipas rregullores puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore, si edhe puna në ambientet e punës së institucionit. Gjatë punës në distancë online nëpunësit/punonjësit duhet të vënë në dispozicion të eprorëve dhe të njësisë së burimeve njerëzore të institucionit detajet e kontaktit të tyre dhe të jenë të aksesueshëm online gjatë gjithë orarit zyrtar.

 

“Menaxheri i linjës/eprori direkt duhet të: a) përcaktojë rregulla të qarta se sa shpejt nëpunësi/punonjësi që po punon në distancë online duhet t’i përgjigjet një kërkese/detyre të ngarkuar; b) monitorojë nëpunësit/punonjësit në distancë online për punën që ata po kryejnë, nëpërmjet takimeve të detyrueshme në grup, bashkëpunimit me ekipin, raportimeve ditore/javore/ mujore. Nëpunësit/punonjësit që punojnë në distancë online duhet të kenë thirrje në ekip një herë në ditë dhe të informohen e informojnë rreth statusit të realizimit të detyrës së dhënë. Atyre duhet t’u sigurohet mundësia për të shkëmbyer informacion”, vlerëson rregullorja.

 

Rregullorja përcakton edhe mënyrën sesi do të jepen shërbimet për publikun për të evituar kontaktin ose mbipopullimin në zyra, sigurimin e masave shëndetësore, organizimi i mbledhjeve si dhe inspektimet që do të zhvillohen nga Inspektorati i Shëndetit.

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara