e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Ndërsa në gjuhën shqipe termi “administrata publike” dallohet nga termi “administrimi publik”, në gjuhë të tjera për të dy këto nocione përdoret i njëjti term: “public administration” (anglisht), “administration publique” (frëngjisht), “amministrazione pubblica” ose “pubblica administrazione” (italisht). Termi   “public administration” ka një kuptim të dyfishtë:

 

– në kuptimin objektiv (përkufizimi funksional), termi përcakton tërësinë e aktiviteteve të kryera që u përgjigjen nevojave të një interesi të përgjithshëm të popullsisë (rendi publik, tregu i shërbimeve publike, etj); ky kuptim lidhet me funksionin publik (funksioni administrativ)

 

– në kuptimin subjektiv (përkufizimi organik), është një tërësi subjektesh që ushtrojnë funksionin e mësipërm.

 

Pra, administratat publike janë njësi institucionale qeveritare, që rregullojnë funksionimin e shoqërisë. Administrata publike është një ndërfaqe në mes të qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe qytetarëve. Ajo zbaton politikat publike të ndërmarra nga qeveria duke rritur kështu kohezionin social dhe besimin midis Shtetit dhe qytetarëve. Ndërsa administrimi publik, në veçanti, është një fushë studimi e shkencave politike. Ai studjon format e organizimit të Shtetit, të organizimit të demokracisë, zbatimin e politikave publike; e thënë shkurt, çdo gjë që lidhet me veprimin e organizimit të sferës publike.

 

Fjala “publike” që plotëson fjalën administratë apo administrim shërben për të kuptuar se kjo e fundit në vetvehte ka një kuptim më të gjërë: veprimtaria e cilitdo enti ose personi ka për qëllim t’u shërbej interesave të përgjithshme, të popullsisë dhe të kolektivitetit.  Këtu ekzistojnë dy qasje: një konceptim i gjërë, që konsideron pjesë të administratës edhe organizmat private të ngarkuara me një veprim administrativ, dhe një konceptim i ngushtë, që i përjashton ato.

 

Administratat publike ndahen në  administratën qëndrore (ministritë dhe institucionet e tjera qëndrore), në administratën territoriale (njësitë e qeverisjes vendore) dhe në administratën e  sigurimeve shoqërore.

 

Për të kryer aktivitetet e vehta, administrata disponon mjetet e saj: prerogativat e fuqisë publike. Është fjala për pushtetin e komandimit, të cilën nuk e kanë personat privat. Kjo e lejon administratën të imponojë vullnetin e saj, që asaj i trasmetohet nga pushteti ekzekutiv, prej nga varet. Për shumicën e aktiviteteve të saj administratata i nështrohet një të drejte të veçantë, të drejtës administrative. Megjithatë, e drejta private zbatohet për disa raste të përcaktuara me ligj.

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara