e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Admiruesit e Josip Broz Titos, i cili vdiq në 1980, u mblodhën për të shënuar përvjetorin në fshatin e ish-liderit jugosllav në Kroaci, në mauzoleumin e tij në Serbi dhe në qytete të ndryshme në Bosnjë.

 

Nëpër territorin që dikur sundohej si shtet unitar nga Josip Broz Tito, grupe të vogla njerëzish që ende ruajnë dashuri për liderin komunist jugosllav u mblodhën të martën për të shënuar 41-vjetorin e vdekjes së tij.

 

Në Kumrovec në Kroaci, fshati ku lindi Tito, një sirenë ra fiks në orën e saktë të vdekjes së tij, në 15:05, dhe një ceremoni vendosje kurorash u ndoq nga përfaqësues të autoriteteve lokale si dhe shoqata antifashiste nga Kroacia dhe Sllovenia.

 

Në qytetin kroat të Labinit në rajonin e Istrias, një tubim i vogël u mbajt përpara një busti të Titos.

 

“Koha kalon shumë shpejt, por ne kemi ndjesinë se roli i Titos dhe rëndësia e tij po bëhet gjithnjë e më e theksuar në mesin e njerëzve që jetuan në atë kohë”, tha Josip Hrvatin, president i shoqatës lokale Josip Broz Tito në Labin.

 

Në një park në Zenica në Bosnjën qendrore, një shoqatë lokale antifashistësh festoi atë që ata e përshkruan si “rolin historik dhe veprën e shokut Tito”, ndërsa admiruesit e presidentit të ndjerë jugosllav u mblodhën gjithashtu rreth statujës së tij në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, për të shënuar përvjetorin, si dhe në qytetin e Tuzlas.

 

Në Beograd, përvjetori i vdekjes së Titos u shënua në Shtëpinë e Luleve, ku u varros Tito, pjesë e Muzeut të Jugosllavisë.

 

Mediat serbe njoftuan se një nga nipërit dhe mbesat e Titos, Josip Joska Broz, vizitoi dhe vuri një kurorë atje.

 

“Ai përfaqëson një njeri që e ngriti këtë vend nga hiri, një njeri që i dha gjithçka njerëzve të tij”, raportuan mediat të ketë thënë Joska Broz.

 

Tito udhëhoqi rezistencën e partizanëve ndaj fuqive të Boshtit gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, dhe më pas qeverisi Jugosllavinë nga formimi i saj në 1945 deri në vdekjen e tij në 1980.

 

Për shkak të qëndrimit të tij, ai admirohej shumë në Perëndim si një diktator i mirë dhe u vlerësua për mbajtjen e bashkëjetesës paqësore midis popujve të Jugosllavisë.

 

Pasi u njoftua se Tito kishte vdekur në Lubjanë më 4 maj 1980, shumë qytetarë jugosllavë qan haptas në rrugë. Vendi u shpërbë pak më shumë se dhjetë vjet më vonë. BIRN

 

Më shumë

Një bust për Nënë Terezën në Kroaci

Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.   Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.   Lajmin e […]

Kasapi i Ballkanit – përjetësisht në burg

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.   I cilësuar si “kasapi i Ballkanit”, ai u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin […]

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me fshirjen e adresave

Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar dhe përfshirjen e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa ankohen për qasje diskriminuese të autoriteteve serbe.   Ragmi Mustafa, që drejton Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, me seli në Bujanoc, thotë se shteti […]

Viktimat e luftës shpresojnë dënim të dyfishtë për gjenocid për Ratko Mlladiçin

Të mbijetuarit boshnjakë të luftës duan që ish shefi-ushtarak serb i Bosnjës Ratko Mlladiç të shpallet fajtor këtë javë për gjenocid në pesë komuna boshnjake në vitin 1992 si dhe gjenocid në Srebrenicë në 1995, por ekspertët besojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.     Më 8 qershor, të mbijetuarit e luftës në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara