e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë.

 

“Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin “Domenica In”.

 

Legjenda e muzikës italiane pohoi për prezantuesen e njohur, Mara Venier, se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të, dhe kërkon t`i rikthehet sa më parë normalitetit. Për këtë arsye, siç pohoi dhe vetë, ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.

 

“Unë nuk kam bërë kurrë vaksina, po pranoj që ta bëj tani”, u shpreh këngëtari italian.

 

Italia ka qenë një nga vendet më të prekur nga Covid-19, sidomos gjatë valës së parë të tij. Ditën e djeshme u raportuan 347 vdekje të reja nga koronavirusi, një rënie e lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa infektimet u rritën. Italia ka bilancin më të lartë të vdekjeve në Europë nga Covid 19 dhe të pestin në botë. Vala e dytë e pandemisë në vend mori hov sidomos në gjysmën e parë të nëntorit, ku pati rritje te beftë të shtrimeve në spital e nisën të rimbushen edhe repartet e terapisë intensive.

 

 

 

Më shumë

Koleksioni i fotografive Marubi drejt UNESCO

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua të enjten ceremonia e përfundimit të përgatitjes së dosjes së koleksionit “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore.   Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shumë shpejt do të dërgohen në UNESCO edhe dosjet e xhubletes dhe Valles së Tropojës, si […]

Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: […]

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave, Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike, jepet njëzëri pëlqimi për propozimin e Kryesisë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë   Propozimi i kryesisë u bë i shoqëruar me preventivat orientuese dhe platformat paraprake të hartuara nga grupet e punës dhe komisionet përkatëse, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, […]

Pandemia goditi rëndë turizmin kulturor. Të huajt vizituan me shumë Kalatë dhe Monumentet

INSTAT publikon informacion për institucionet e artit dhe kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekës kombëtare.     Institucione të artit dhe kulturës   Gjatë tremujorit të katërt 2020, janë organizuar gjithsej 80 shfaqje dhe premiera të hapura, 7 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor, 32 shfaqje në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara