Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile.

Tirana International Airport “Nënë Tereza” luan një rol të rëndësishëm për vendet që ndodhet në Gadishullin e Ballkanit. Ky aeroport shërben, përveç të tjerave, për transportin ajror të shqiptarëve dhe komunitetit të tyre në të gjithë botën. Me shumë shoqëri ajrore që fluturojnë në shumë destinacione, Tirana International Airport “Nënë Tereza” shërben si portë dalëse për në botë.

Shqipëria është një destinacion tërheqes pushimesh. Ky vend i Europës Juglindore me klimën e tij mesdhetare dhe verën e thatë e të nxehtë është duke u shndërruar gradualisht në një vend të mrekullueshëm për pushime. Veçanërisht 450 km e bregdetit të Adriatikut dhe Jonit janë një pjesë tërheqëse për turizëm dhe sporte. Por dhe malet dhe parqet kombëtare mirëpresin vizitorë. Vendi po bëhet gjithnjë e më i njohur për vizitorët nga vendet fqinje, si dhe nga e gjithë bota.

.

Aeroproti Nderkombetar i Tiranes Nene Tereza është ndertuar ne nje periudhe 2 vjecare, nga 1955 ne 1957. Gjithsesi, Tirana kishte fluturime te linjave dhe me perpara. Me perpara ne 1938, linja jugosllave Aeroput kishte fluturime ne Tirane duke e lidhur ate me Beogradin me nje ndalese ne Dubrovnik.

Pas renies se komunizmit zhvillimi i rritjeve politike dhe sociale shkaktuan nje rritje te numrit te linjave qe operonin ne ate aeroport. Rindertimi filloi ne 2005 dhe mbaroi ne 2008, duke rritur keshtu kapacitetin e aeroportit, duke rezultuar ne dyfishimin e pasagjereve nga 2005 ne 2010 kur arriti 1.5 milione. Momentalisht aeroporti ka kapacitet te mbaje 1.8 milione pasagjere ne vit. Mendohet se ky kapacitet do te jete ne gjendje te mbaje rritjen qe pritet nga liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare qe udhetojne ne zonen Shengen, qe filloi ne mbarimin e 2010.

 

Ne 10 prill 2013 CEO i Adria Airways, Mark Anzur, tha se linjes do ti pelqente qe te hapnin nje baze ne Tirane. Destinacioni i pare nga Tirana(pa perfshire Ljubljanën) do te jete Frankfurti.

Duke nisur nga 2016, Aeroporti Nënë Tereza nuk mban më monopolin e trafikut ajror Shqiptar.

Trafiku ajror dhe Aeroporti janë modernizuar shume duke e ndihmuar investimet nga Aeroporti i Tiranes SHPK, e ndihmuar nga Hochtief Airport.Hochtief menaxhoi ndertimin e aeroportit qe nga prilli i 2005, per nje ndertim 20 vjecar.

Koncesioni perfshiu ndertimin e nje terminali te ri dhe ndertime shtese per infrastrukuren, gjithastu dhe nje rruge e re, vende te reja parkimi, dhe nje ure mbi rrugen e vjeter te aeroportit. Zgjerimi rezultoi me nje rritje te numrit te pasagjereve, duke shkuar ne 1.5 milione pasagjere ne 2009. Numri i pasagjereve u rrit deri ne 1.5 milione pasagjere ne 2010 dhe arriti shifren e 1,997,044 ne 2014.

 

 

Fluturimet ndërkombëtare të planifikuara për / nga Shqipëria kryhen në përputhje me Marrëveshjen e Transportit Ajror lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të origjinës së linjës ajrore në fjalë.

Autorizimi për miratimin e një shërbimi të caktuar në / nga Shqipëria merret nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) i Shqipërisë.

Nëse nuk specifikohet ndryshe në Marrëveshjen e Transportit Ajror, oraret do të dorëzohen për miratim në adresën e dhënë më poshtë të paktën 30 ditë para fillimit të çdo sezoni sipas orarit të IATA-s. Çdo ndryshim i mëvonshëm do të njoftohet të paktën 3 ditë pune para implementimit të tij. Nëse një përgjigje negative nuk është marrë 24 orë para atëherë konsiderohet e dhënë.

 

Duke filluar nga 1 Janari 2013, aplikimet per lejet të tilla do t’i paraqiten në formë te shkruar Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Drejtorisë së Politikave të Transportit, sipas Urdhërit të Ministrit Nr. 83, datë 09.09.2011 “Për caktimin e funksionimit të koordinimit të sloteve apo rregullimit të orareve në aeroporte”.

 

Harta e Aeroportit

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara