e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin.

E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.

 

Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe një aktiviste e pashoqe për barazitë shoqërore po kandidon si deputete në parlamentin e Berlinit për zgjedhjet në vjeshtë të vitit 2021 në zonën Tempelhof-Schöneberg.

Ajo quhet Afërdita Suka, me prejardhje nga Suhareka, e martuar në Tetovë, një çift ky që mbi 3 dekada jeton në Berlin të Gjermanisë. Duke qenë miq për një kohë të gjatë dhe duke njohur atributet e tyre humane dhe profesionale, kam kënaqësinë e veçantë që publikun e gjerë, në veçanti shqiptarët që jetojnë në Berlin, t’i njoh me profilin e kësaj kandidateje për deputete në parlamentin e Berlinit, me synimin që ata ta hedhin votën për të në zgjedhjet e shtatorit dhe të mund t’i gëzohen një përfaqësimi dinjitoz për veten dhe familjet e tyre në zonën Tempelhof-Schöneberg të Berlinit.

Afërdita Suka ka qenë vetëm 12 vjeçe kur e ka braktisur vendlindjen e saj, si pasojë e represionit të regjimit serb në Kosovë dhe që nga viti 1992 jeton dhe vepron në Berlin. Pas mbarimit të gjimnazit, Afërdita ka studiuar shkencat sociale në Universitetin Humbold në Berlin. Ka bërë punë të ndryshme, ndër të tjera si referente në administratën e Berlinit dhe si përkthyese gjyqësore. Që nga viti 2011 ka qenë këshilltare në rajonin Tempelhof-Schöneberg nga Koalicioni 90/Të Gjelbërtit. Për angazhimin e saj në të mirë të shoqërisë, në vitin 2015 ajo është laureuar edhe me çmimin prestigjioz Helene-Weber. Kësaj radhe, në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës 2021, ajo kandidohet nga Koalicioni 90/Të Gjelbërtit si kandidate për deputete me nr. 25. Ngaqë Berlini ka lista të hapura, mundësitë e saj janë të mëdha që të jetë shqiptarja e parë deputete në landin e Berlinit.

Në bashkëbisedim me Afërditën, e vëren menjëherë entuziazmin e saj, në radhë të parë, për t’i shërbyer njerëzimit, pa dallim race, feje dhe gjinie, por ajo nuk e fsheh aspak edhe dëshirën e saj të flaktë që të jetë zëri i shqiptarëve në Berlin. Prioritetet e saj janë arsimimi, barazia gjinore dhe çështjet me karakter social. Megjithatë, nga natyra ajo është një ambientaliste e përbetuar dhe dëshiron që Berlini të jetë njëri ndër metropolet udhëheqëse evropiane, siç dhe e meriton.

Vota për Afërdita Sukën nuk do të jetë aspak një votë e djegur, përkundrazi, ajo do të jetë votë për secilin, i cili dëshiron të ketë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurte në qytetin e Berlinit.

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara