e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Në Shqipëri do të strehoen të paktën 2 mijë afganë, ata janë bashkëpunëtorë të ushtrive të NATO-s dhe po largohen prej andej bashkë me familjet e tyre.

 

Bëhet me dije se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues. Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e “Qytetit Studenti”, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.

 

Ndërkohë që, në aeroportin e Kabulit avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.

 

Shqipëria dhe Kosova ju përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.

 

Sekretari i shtetit Blinken tha sot se rrugët dhe aeroportet duhet të qëndrojnë të hapura për ata që po ikin nga Afganistani. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka bëri një koment pas deklaratës së Blinken duke thënë se Shqipëria është e gatshme të presë disa qindra persona jeta e të cilëve kërcënohet.

 

“Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhacka. Por afganët do vendosen edhe në Kosovë dhe qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani dhanë menjëherë miratimin pas kërkesës amerikane.

 

 

 

Më shumë

Shtëpitë ku u strehua komuniteti hebraik në Tiranë do të kthehen në muze

Shtëpitë ku u strehua komuniteti hebraik në Tiranë do të kthehen në muze. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ishte i pranishëm në festivalin e përbashkët kulturor Shqipëri-Izrael që po zhvillohet në Tiranë.   “Jam krenar që jam shqiptar kur dëgjoj historinë e një qyteti, – që sot kam unë fatin […]

Basha e përjashton nga PD, Berisha: Duhet të largohej vetë

Ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vtin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti. Vendimin për ta lënë atë jashtë e bëri të ditur sonte, […]

Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë/ VETËM 39 DEPUTETË JANË VAKSINUAR, 101 TË TJERË GËNJEJNË

Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit. Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi… / […]

Grup parlamentar paralel me PD

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.   Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.   Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara