e premte 17 shtator 2021
e premte 17 shtator 2021

 

Mes mijëra pushuesve në bregdetin e Shëngjinit gjen edhe familjet afgane të cilat janë akomoduar në një resort në vijën e parë të plazhit…

 

Ditët e bukura me diell po i shijojnë bashkë me pushuesit vendas, buzë detit ku duket se janë përshtatur shpejt.

“Unë jam nga Afganistani. Shqipëria është një vend shumë i mirë, ka njerëz shumë të mirë dhe dua të falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mikpritjen e treguar dhe përpjekjet për të ndihmuar të gjithë refugjatët afganë”, shprehet një afgan, ndërsa mban në krah një fëmijë.

 

Pushuesit në Shëngjin vlerësojnë vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e shtetasve afganë, disa prej tyre e krahasojnë me eksodin e kosovarëve dy dekada më parë.

 

“Jam nga Kosova, e kuptoj shumë mirë se sa kanë vuajtur afganët, është e rëndësishme t’i ndihmojmë”, thotë një pushues nga Kosova

 

 

“Ata janë larguar kundër dëshirës së vet, duhet t’i ndihmojmë”, shprehet një tjetër pushues në Shëngjin.

 

 

“Ata kanë ikur nga plumbat, jo nga dëshira, nuk ka njeri që të lerë vendin e vet, shtëpinë  e vet”, thekson një tjetër pushues.

 

Janë 400 afganë të akomoduar në Shëngjin, mes tyre Baha, i cili ka punuar si asistent pedagog në universitetin e Kabulit dhe gazetar.  Gjëja që i ka pëlqyer më shumë është mikpritja dhe nuk nguron të falënderojë në gjuhën shqipe.

 

“Në dy dekadat e fundit ne kemi pasur goxha zhvillim sepse atje kishte demokraci dhe të huajt ishin aty duke na ndihmuar ne. Por tani duhet të them se ne jemi kthyer mbrapa, s’ka më të ardhme të ndritur për ne. Unë ndihem i sigurt dhe shumë mirë këtu. Faleminderit popullit shqiptar “, thotë ai.

 

Ndërsa të ardhmen e tij e sheh në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

 

“Kur erdhëm këtu Ministria e Jashtme na tha se mund të aplikojmë për leje qëndrimi, por rruga që ne kemi zgjedhur është SHBA-ja. Autoritetet amerikane na sollën këtu, dhe na mbështesin dhe do të na transferojnë në SHBA”, shton Baha.

 

Në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit kontigjenti i fundit me 37 shtetas afganë, duke e çuar 644 numrin total të refugjatëve të strehuar në Shqipëri. Ata vendosen fillimisht në Qytetin Studenti e mandej tranferohen drejt hoteleve në Durrës dhe Shëngjin.

 

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatares së BE

Pandemia, që ka zhytur botën në kaos dhe në vitin e dytë ende nuk po i duket fundi, nxori më të pah rëndësinë dhe mundësinë, apo pamundësinë e kujdesit për shëndetin.   Të dhënat krahasuese të Eurostat, që publikon treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e Bashkimit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara