e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Nga shtatori 2020 kur mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra prej 9 muajsh Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban.

Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështirësi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh.

Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit dhe po specializohen mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe sigurinë e jetës së oficerëve .

Por përse këto vonesa? Një grup ekspertësh shqiptare dhe të huaj u përfshinë gjatë muajve tetor, shkurt 2021 në përmirësimin e kuadrit ligjor mes tyre pagat dhe benefitet që duhet të fitojnë hetuesit e ardhshëm që do të luftojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar.

Së bashku me ndërkombëtarët që po ndjekin nga afër plotësimin e SPAK u konstatua se trajtimi financiar i BKH ishte i shpërndarë në disa akte nën ligjore dhe për këtë shkak u ripa ligj i SPAK që më datën 31 mars ju përcoll presidentit. Por pak përpara zgjedhjeve presidenti e ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën përfshirë edhe projektligjin për SPAK, kurse dekretet për prapësimin e tyre u publikuan nga presidenca në fillim të muajit maj.

Rezulton se gjatë këtij afati kushtetues të 20 ditëve nuk pati asnjë publikim në faqen zyrtare ,çka krijoi përshtypjen se presidenti kishte ushtruar të drejtën e tij për të mos e shpallur ligjin dhe as për ta rikthyer në kuvend , ndërkohë që pas këtij qëndrimi të presidentit, kuvendi e rrëzoi dekretin e tij në 7 maj.

Megjithatë, ndryshimet në ligjin e SPAK nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, çka do të thotë se së paku deri në muajin qershor edhe Aida Hajnaj edhe hetuesit e BKH do të vijojnë pa rrogë.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara