Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

4 projekte madhore të dimensionit kombëtar të cilat janë miratuar së fundmi nga Qeveria Shqiptare, do të konkretizohen nga Akademia e Shkencave në vepra të mëdha albanologjike. Ato do të realizohen gjatë një harku kohor prej disa vitesh, për shkak të punës voluminoze që kërkon secila prej tyre.

 

Bëhet fjalë për “Fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe”, “Projekti e enciklopedisë Shqiptare”, “Projekti e Historisë së Shqiptarëve”, dhe një projekt tjetër madhor që ka të bëjë me “Historinë e Letërsisë Shqipe”.

 

Anëtari i akademisë Pëllumb Xhufi tha për RTSH se “Janë projekte që përfshihen në radhë të parë kolegë tanë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues dhe albanologë nga vende të ndryshme. Projekti i Historisë së Shqiptarëve, edhe ky një projekt goxha impenjativ me dy vëllime, por do jetë një botim ndryshe nga botimet e tjera, një botim shkencor , do të jetë gjithpërfshirës dhe mbi të gjitha do të jetë një botim i shoqëruar me aparatin shkencor, me fusnota, do të jetë një botim i cili do të përkthehet edhe në gjuhë të huaja dhe do të shërbejë edhe si një botim referimi edhe për studiuesit e huaj. Fjalor që do të ketë një numër të madh zërash, në krahasim me fjalorin që është botuar tashmë nga Akademia e Shkencave në vitin 80‘ do të jetë sa dyfishi i tij”.

 

Zot Xhufi shprehet se Akademia ka ecur shumë edhe në forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit duke nënshkruar marrëveshje me Akademitë simotra, apo me institucione Shkencore të Shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, me të cilat parashikon të realizojë edhe aksione të mëdha, siç është edhe organizmi i Kongresit të studimeve albanologjike që parashikohet të bëhet në fund të vitit.

 

“Organizmi i Kongresit të studimeve albanologjike mbas shumë dekadash që nuk janë bërë të tillë, do të shfaqë të gjitha arritjet e reja, zbulimet e reja të albanologjisë, në fusha të reja, të historisë, antropologjisë, të letërsisë, të cilat do paraqiten në kë kongres të madh ku do të marrin pjesë edhe shumë studiues, albanologë, balkanologë, të huaj, të njohur, të afirmuar” tha zoti Xhufi.

 

Por edhe bashkëpunime të tjera siç ishte edhe ai që bëri këtë të mërkurë me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, me të cilin do të kryjnë një sërë aktivitetesh të përbashkëta, siç është edhe përkujtimi i përvjetorëve të 3 poetëve të dimensionit kombëtar, Gjergj Fishta, Dritëro Agolli por edhe Migjeni.

 

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara