e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Në Tiranë, një grup profesorësh të filozofisë dhe sociologjisë diskutuan sot me maturantë të gjimnazeve në kryeqytet mbi nevojën, që ka aktualisht Shqipëria për angazhimin më të madh të rinisë në politikë dhe në vendim-marrje.

 

Studiuesit theksuan para maturantëve se nga një shoqëri e korruptuar në tranzicion del edhe një mendim i korruptuar, ndaj rrugëdalja është angazhimi i drejtpërdrejtë i të rinjve të pakompromentuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

 

Studiuesit theksuan në bisedat me maturantët se ligjërimi dhe aksioni politik në Shqipëri është i pandryshuar prej 30 vjetësh, ndërkohë që rinia po emigron në nivele alarmante, duke mbetur e pafuqishme përballë stanjacionit të partive politike.

 

Doktori i shkencave politike, Roland Lami, thotë se rinia e sotme duhet të shprehë qartë mendimin e vet të ri për jetën dhe të ardhmen në Shqipëri dhe të mos qëndrojë apatike, peng i politikanëve dhe mendimeve të vjetra që kanë dështuar në disa dekada.

 

Politologu i njohur thotë se tek të rinjtë është krijuar përshtypja e gabuar se politika është çështje e moshave të dyta e të treta, dhe kjo është një situatë alarmuese, theksoi ai, sepse rinia është pjesa që politika duhet t’i interesojë më shumë se kushdo tjetër, për të përmirësuar jetesën në atdhe, duke mos iu dorëzuar emigrimit, që aktualisht është në nivele alarmante, tha ai.

 

“Sistemi i vjetër politik nuk lëviz, e kjo do të thotë se diçka nuk shkon. Qoftë nga pikëpamja se si të rinjtë e perceptojnë politikën dhe mënyrën se si qasen asaj, qoftë edhe se si partitë politike gjejnë urat e gabuara të komunikimit me rininë. Pra, kemi një potencial rinor, që rritet, por mbetet në vend, ose largohet, dhe në krahun tjetër kemi një dukuri politike i cili nuk ndryshon, sepse e reja nuk ndodh, sepse ristrukturimi nuk kryhet, sepse shkatërrimi i kësaj strukture të vjetër e të kalbur nuk provokohet” – thotë zoti Lami.

 

Studiuesit pohuan para të rinjve maturantë se për të mbyllur tranzicionin e tejzgjatur politik dhe ekonomik Shqipëria ka nevojë për një brez të ri, që të mendojë me kokën e vet dhe jo të reagojë sipas recetave të gatshme nga të tjerët, dhe të rinjtë të veprojë si qytetarë aktivë e të përgjegjshëm. Organizatorja e takimit në shkollën Tomorrow’s Education System, sociologia Orilda Kalami, thotë se të rinjtë duhet të kenë një mendim kritik për jetën dhe ngjarjet e vendit të tyre.

 

“Ne duhet të diskutojmë se si të zhvillojmë mendimin kritik të të rinjve. Nuk duhet të krijojmë disa njerëz që na thonë përmendësh një mësim, por një brez të ri që të thellohet në mendime, përkundër shoqërisë tonë konsumiste me mijëra probleme të tranzicionit. A do t’i lëmë të rinjtë pjesë e turmës, apo do të investojmë tek ata dhe tek e ardhmja e tyre, që t’i nxjerrim nga rryma e të zakonshmes, që po ndikon në përmbysjen e disa vlerave të shoqërisë” – thotë sociologia Kalami.

 

Studiuesit folën me shqetësim për mungesën e urave të komunikimit midis politikës dhe rinisë dhe interesave shpesh të kundërta që ata kanë. Apatia e rinisë në raport me politikën vjen shpesh prej keqinformimit të saj nga politika e vjetër, pohuan ata.

 

Profesori i filozofisë në Universitetin e Tiranës, Gjergj Sinani, thotë se një tjetër rrugë është investimi në arsim për të hapur mendjet e njerëzve lidhur me qytetarinë dinjitoze larg interesave të ngushta pragmatike.

 

“Ne duhet të kthejmë të rinjtë tek librat dhe tek filozofia dhe dituritë e tjera. T’i lësh të rinjtë që të mbushen vetëm me opinione, mund të quhet një nga të këqijat më të mëdha, ose e keqja më radikale. Dhe kjo situatë është shumë e favorshme për sharlatanët politikë” – thotë zoti Sinani.

 

Sondazhe dhe anketime nga institute të ndryshme konfirmojnë perceprimin e përgjithshëm se rinia shqiptare është e zhgënjyer nga politika, se keqpërdoret përkohsisht për efekte elektorale, se të rinjtë vuajnë nga papunësia dhe mungesa e shpresës për të ardhmen dhe se një pjesë e madhe e tyre po emigrojnë dhe janë gati ta emigrojnë sapo t’u jepet një mundësi.

 

Më shumë

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.   Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.   6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari […]

Berisha sfidon Bashën: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD. Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara