e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Duke nisur nga data 1 Korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve që përfshihen në aksidente me vlerë më të vogël se 30 mijë lekë të rinj, kanë mundësi që të zgjidhin me marrëveshje përgjegjësinë për dëmin dhe të kërkojnë dëmshpërblim te kompania e sigurimit pa përfshirë policinë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”, i cili duhet të lëshohet nga çdo shoqëri sigurimi së bashku me policën e sigurimit të automjetit, duke i hapur rrugë zgjidhjes së konfliktit me mirëkuptim dhe në kohë më të shkurtër.

Raporti duhet të nënshkruhet nga të dy drejtuesit e mjeteve që janë përfshirë në aksident, ku të përcaktohen rrethanat e ngjarjes, të fotografohen mjetet në momentet e aksidentit bashkë me dëmet e shkaktuara.

Më pas raporti duhet të dërëzohet pranë kompanisë së sigurimit bashkë me kërkesën për dëmshpërblim të palës së dëmtuar, të shoqëruar me dokumentet e automjeteve: leje qarkullimi, patenta dhe kopje të siguracioneve. Pas dorëzimit të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet që brenda 14 ditësh të kthejë përgjigje dhe të dëmshpërblejë dëmin.

Palët kanë të drejtë të thërrasin policinë në aksident, por mbi ta në këtë rast do të ketë ndëshkim me gjobë dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit për fajtorin e aksidentit. Modeli për zgjidhjen me mirëkuptim të aksidenteve të vogla zbatohet aktualisht në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Më shumë

72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror

Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në pricipatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente. Zhvillimet politike […]

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën […]

Kongresi i Përmetit / 24 Maji i 1944 – Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi […]

Pandemia dhe shërbimet elektronike për qytetarët

Pandemia e koronavirusit rriti ndjeshëm nevojën e shërbimeve elektronike për qytetarët në Shqipëri, por një pjesë e madhe e tyre u gjetën të papërgatitur për t`i përdorur këto shërbime. Në Qarkun e Gjirokastrës një pjesë e popullsisë, kryesisht në moshë të madhe,vijon t`u drejtohet sporteleve të shërbimit. Një Program i Kombeve të Bashkuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara