e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Me sloganin ky vit të jetë viti i eksplorimit të Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të gjithë shqiptarët të kaojnë pushimet verore n% vend

 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë hartuar një draft protokoll për masat e sezonit turistik, një draft që është i ngjashëm me ato të vendeve të Europës dhe rajonit dhe që do jetë i vlefshëm për të gjitha subjektet turistike nga veriu në jug të vendit.

 

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se përmes këtij protokolli do të përcaktohen se cilat janë masat e sigurisë që një subjekt duhet të respektojë për të ushtruar aktivitetin e tij gjatë sezonit turistik. Ky protokoll do të jetë dhe një certifikatë sigurie për turistët e huaj të cilët presin të vijnë në vendin tonë nga një moment në tjetrin.

 

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe duke iu referuar të gjitha praktikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe sugjerimeve nga Organizata Botërore e Turizmit ka hartuar një draft protokoll për masat e sezonit turistik në kuadër të pandemisë”,- tha Ferizaj për.

 

“Është një dokument mjaft i gjerë sepse ne e kemi konsultuar me praktikat e vendeve të tjera dhe është pothuajse si të gjitha vendet e rajonit dhe të Europës. Kjo do të thotë se drafti përmban element të shtuar sigurie në të gjitha strukturat akomoduese, bare e restorante dhe është shumë i detajuar dhe përfshin që nga momenti që turistët hyjnë në strukturat akomoduese ku do të jetë një koordinator që do të masë temperaturën”, theksoi Drejtoresha e AKT.

 

“Ka element të shtuar sigurie për sa i takon distancimit social gjatë mëngjesit, nuk do të jenë më ato baret klasike që do të jenë bufe, por mëngjesi do të ofrohet në dhomë kryesisht. Do të ketë masa të tilla që do të jenë vetëm 4 anëtarë të një familje në 10 metër katrorë. Do të ketë masa të shtuara sigurie në ashensor, përdorimi i ambienteve rekreative, sauna, pishina, plazhi gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Ky është një element shumë i rëndësishëm. Dhe ky protokoll përfshin edhe masat e shtuara për sa i përket stacioneve të plazhit, ku do të ketë rregullat të shtuara higjiene, do ruhet distance në det 3 metra. Sheslongët do të kenë një ndarje në metra të caktuara, ku do te jenë 4 persona në 10 metra katror”, – sqaroi Ferizaj.

 

Sipas saj, duhet një bashkëpunim tejet i fortë mes institucioneve për monitorimin e zbatimit të këtij protokolli sigurie.

 

“Do të ketë element të shtuar siguria në të gjitha ofrimin e shërbimeve dhe strukturën akomoduese, bare restorante, hotele e sheslong”, tha Ferizaj për ATSH duke shtuar se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare të Bregdetit, do të bëjnë certifikimin e strukturave akomoduese.

 

“Pra do të shkojnë në terren pas aplikimit që do të bëjë struktura akomoduese dhe do të verifikojë të gjitha kushtet. Nëse struktura i ka të gjitha kushtet higjieno-sanitare dhe standardet e vendosura nga MTM dhe MSHMS, atëherë kjo strukturë do certifikohet me COVID FREE. Nëse kjo strukturë nuk e ka certifikimin COVID FREE, atëherë do të merren masat për reduktimin e aktivitetin ose mbyllje të tij”,-deklaroi Ferizaj për ATSH.

Lidhur me hyrjen në fuqi të këtij protokolli, ajo tha se “është pak herët për të folur, pasi është një draft për konsultim që po diskutohet dhe ende nuk është lançuar publikisht. Ne nga momenti që ky draft është lançuar para një jave, ka pasur shumë ndryshime dhe janë reflektuar të gjitha sugjerimet që kanë dhënë operatorët, sigurisht duke u bazuar në praktikat dhe eksperiencat e tyre. Sigurisht nëse operatorët do të kenë sugjerime të tjera do t’i reflektojnë”,- theksoi Ferizaj.

 

“Që në titull të tij (Drafti) ka një mbishkrim që është i vlefshëm vetëm në heqje të masave kufizuese nga qeveria shqiptare. Pra në momentin që ne do të kemi një hapje graduale dhe do të nis aktiviteti gradualisht, atëherë dhe ky protokoll do të vihet në zbatim. Protokolli do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha strukturat akomoduese nga veriu në jug të vendit, përfshirë këtu nga hotelet me shumë dhoma, deri te Guest House, qoftë këto dhe me vetëm dy dhoma. Të gjitha strukturat do të kalojnë te ky proces është e paevitueshme”,- tha Ferizaj.

 

“Për sa i përket turizmi të natyrës, aktivitet do të jenë më të lejuara për shkak dhe të karakteristikës që kanë, që ka më pak rrezikshmëri, por strukturat akomoduese ku do jenë sistemuar këta turistë do jenë patjetër të certifikuar”,- shtoi ajo.

 

Sa i takon turistëve të huaj dhe atyre që vijnë me charter, Ferizaj tha në intervistën për ATSH se protokolli i sigurisë është një certifikatë sigurie dhe për këta turistë, të cilët nuk kanë anuluar udhëtimet e tyre drejt vendit tonë, por i kanë pezulluar apo shtyrë në pritje të një momenti më të përshtatshëm.

“Ne si Ministri kemi kontakte të vazhdueshme me tur operatorët kryesorë shqiptarë dhe ata kanë kontakte me tur operatorët e tyre. Kontratat nuk i kanë anuluar, thjesht i kanë shtyrë në kohë ose i kanë mbajtur pezull në varësi të situatës. Me shpresën pozitive që të hapen dhe të fillojë gradualisht aktiviteti, në fund të majit dhe fillim të qershorit, ata i kanë charterat gati, madje edhe protokollin prandaj e kërkuan pasi donin t’ua ofronin si certifikatë sigurie partnerëve të tyre, se Shqipëria po merr masat”,- tha Ferizaj.

 

“Në protokoll është parashikuar gjithashtu se nëse një person deklaron që nuk ndihet mirë, atëherë është parashikuar një protokoll i caktuar, që ky turistë do të izolohet, do ketë një staf që do e ndjekë aq ditë sa do të qëndrojë me të gjitha procedurat”,- nënvizoi Drejtoresha e AKT-së.

 

Ky vit, tha Ferizaj duhet të jetë viti “Konsumo Shqip.

 

“Fushata promocionale që ne po e lançojmë tani është që të përdorim sa më shumë produkte shqip dhe të jetë viti eksplorimit të Shqipërisë. Të gjithë ne le ta shijojmë këtë verë në Shqipëri dhe të eksplorojmë destinacionet fantastike që ka Shqipëria. Të mos harrojmë që në vendin tonë janë bërë investime fantastike, si në Durrës, ku janë hotele që kanë të gjitha të përfshira, të njëjta me ato në Europë, qoftë dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë ku ka hotele që mund të pushoni njësoj si në Turqi apo Greqi”,- përfundoi Kornelia Ferizaj, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

 

 

 

L🎙VE- DREJTORESHA E AGJENCISË KOMBËTARE TË TURIZMIT, KORNELIA FERIZAJ, INTERVISTË PËR AGJENCINË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH) LIDHUR ME DRAFT PROTOKOLLIN E SIGURISË PËR KËTË SEZON TURISTIK, MASAT QË DO TË MERREN NGA OPERATORËT TURISTIK DHE NJËSITË AKOMODUESE, FLUTURIME E PARA ME CHARTER TË TURISTËVE TË HUAJ DHE RISITË E TURIZMIT NË KOHË PANDEMIEhttps://ata.gov.al/2020/05/09/shqiperia-turistike-protokolli-i-sigurise-nga-distanca-ne-plazhe-deri-te-sherbimi-ne-dhome-gati-turistet-e-pare-me-charter/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Saturday, May 9, 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.   Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara