e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbërriti me avion charter në Tiranë.

Ai është kthyer nga Viena ku qëndroi disa ditë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasjen e mbi 100 personave shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Hashim Thaçi tre ditë më parë ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Vuçiç. Por ndërsa ndodhej në avion në rrugën nga Tirana në Vienë ndaj Thaçit është ngritur akuza nga prokurorët e Hagës.

Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi “, shkruan Thaçi në Facebook.

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara