e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

 

Aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong, Joshua Wong, Agnes Chow dhe Ivan Lam u dënuan me burgim lidhur me akuzat për një protestë të paautorizuar antiqeveritare vitin e kaluar.

 

Kina ka forcuar kontrollin e saj mbi rajonin gjysmë-autonom – Hong Kong – pas disa muajve të protestave antiqeveritare vitin e kaluar, të cilat herë pas here çuan në përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

 

Wong, i cili u shpall fajtor për organizimin dhe pjesëmarrjen në protestë në qershor të vitit të kaluar, u dënua me 13 muaj e gjysmë burgim.

 

Chow, e cila gjithashtu u shpall fajtore për pjesëmarrjen në protestë dhe nxitjen e të tjerëve për të marrë pjesë, mori një dënim me 10 muaj burgim, ndërsa Lam mori shtatë muaj pasi u deklarua fajtor për nxitje.

 

Mijëra njerëz rrethuan selinë e policisë gjatë demonstratës së 21 qershorit 2019, kundër një projekt-ligji ekstradimi – tashmë të tërhequr – që do të lejonte të dyshuarit të ekstradoheshin në territorin e Kinës.

 

Pekini, në qershor, vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare në Hong Kong, i cili është parë si një goditje ndaj autonomisë së rajonit dhe zërave që kërkojnë më shumë demokraci.

 

Të tre të dënuarit kanë qenë disa nga kritikët më të njohur të sundimit të Pekinit.

 

Hong Kong ishte një koloni britanike deri në vitin 1997 kur u kthye në kontrollin kinez.

 

Nën parimin e “një vendi, dy sisteme” territori supozohej të ruante më shumë të drejta dhe liri sesa pjesa tjetër e Kinës deri në vitin 2047.

 

Si një rajon i posaçëm administrativ, Hong Kongu do të kishte sistemin e tij ligjor, parti të shumta politike dhe të drejta, duke përfshirë lirinë e tubimit dhe fjalën e lirë.

 

Më shumë

FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit […]

Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërritën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, të enjten për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në hulumtimin mbi origjinën e mundshme të koronavirusit të ri Sars-Cov-2.   Ekipi i OBSH-së iu nënshtrua kontrollit PCR dhe testeve të antitrupave për koronavirusin […]

Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”

Sipas një gjykate në Peru, virusi u krijua nga figura të shquara të tilla si Gates, Soros dhe Rockefeller për të shfrytëzuar aspektet ekonomike të pandemisë.   LIMA (Peru) – Një gjykatë peruane ka deklaruar se COVID-19 është një shpikje e “elitës kriminale botërore” e përbërë, sipas magjistratëve të kësaj gjykate, nga miliarderë […]

Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh

Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina.   At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara