e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet e qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme  të Kosovës. “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjurië”, thotë ministria.

 

Sakaq, Ministria e Jashtme e Kosovës nuk i ka dhënë lejë katër politikanëve serbë të hyjnë në Kosovë.

 

Kërkesa e Vuçiç për të vizituar Kosovën ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

 

Ndërsa, Ministria e Jashtme e Kosovës ka refuzuar vizitën e tyre në Kosovë pas deklaratës së Aleksandar Vuçiç, i cili disa ditë më parë u shpreh se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Më shumë

Kurti: Nuk mund të ketë asociacion komunash mbi baza etnike

Albin Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, i cili u shpreh, se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, thotë Kurti.   Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza […]

Rritja e eksportit nga Kosova në Shtetet e Bashkuara

Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje mbi 50 për qind. Vetëm deri në muajin qershor të këtij viti, kompanitë prodhuese kanë eksportuar rreth 40 milionë euro mallëra në shtete të ndryshme amerikane.   Në vitin 1994, Shaqir Palushi nga një fshat i komunës së […]

Tirana mirëpret liderët e rajonit në samitin e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria qe vendi mikpritës i Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor me bashkëkryetar kryeministrin Rama dhe komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.     Samiti të Liderëve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë disa ditë para marrjes së vendimit nga Këshilli Europian për mbajtjen ose jo të Konferencës së parë Ndërministrore […]

Mbajtja e liturgjisë tek kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Çeku: “Presion” mbi gjykatën

​​​​​​​Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur për mbajtjen e liturgjisë nga kisha ortodokse serbe në kishën e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.   Çeku ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë e lajmëruar për këtë aktivitet dhe ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara