e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Kryeopozitori  Alexei Navalny në gjendje të rëndë  shëndetësore: është helmuar me diçka të përzjrë me çajin e tij, ndërsa fluturonte nga Siberia për në Moskë. Mjekët thonë se helmi është absorbuar menjëherë për shkak të çajit të ngrohtë. Gjendja e tij është e rëndë.

BBC bën të ditur se pilotët aplikuan një ulje të emergjencës kur mësuan se një nga pasagjerët, Aleksei Navalny, u ndje keq pasi piu çajin.

Navalny, 44 vjeç, është i njohur në vend për fushatat e tij kundër korrupsionit dhe për kritikat e hapura ndaj Vladimit Putinit, motive për të cilët ka pësuar edhe sulme fizike dhe është arrestuar disa herë. Ai ka qënë helmuar edhe gjatë kohës së burgimit.

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara