Nëse jeni në kërkim të aventurës, mrekullive të shumta natyrore apo disa prej majave më të larta të jugut të Evropës, Alpet Shqiptare jua mundësojnë diçka të tillë.
Të quajtura ndryshe dhe Bjeshkët e Namuna (Mallkuara) për shkak të natyrës së ashpër dhe të vështirë, për të shumtë mbeten ende hapësira ku mitet dhe legjendat takohen së bashku me realitetin duke e patur të vështirë t’i shkëputësh njëra nga tjetra. Edhe pse shtrihen në 7 shtete, Alpet Dinarike arrijnë maksimumin e tyre vetëm përmes Alpeve Shqiptare, më konkretisht falë Majës së Jezercës në lartësinë e 2,694 metrave.
VALBONA & THETHI
Ndër destinacionet më të frekuentura të Alpeve janë Valbona dhe Thethi, të cilat falë natyrës së mrekullueshme e shërbimeve cilësore turistike në respekt të traditave të zonës, e bëjnë qëndrimin në këtë vend një përvojë autentike të veriut shqiptar. E tek sa Alpet rrethojnë luginat e Valbonës dhe Thethit, lumenjtë, kanionet e ujëvarat e pasurojnë zonën me disa monumente natyrore që duhet patjetër të bëhen pjesë e itinerarit tuaj të veriut.
Si Valbona ashtu dhe Thethi mund të shijohen plotësisht falë qëndrimit në bujtinat e shumta prej guri që janë ndërtuar në të dyja luginat. Vitet e fundit gjithnjë e më të shumtë janë turistët që i vizitojnë bashkë këto dy destinacione, të cilat lidhen përmes një shtegu në Qafën e Valbonës (1800 metra).
MALËSIA E KELMENDIT
Në skajin më verior të Alpeve ndodhet dhe Malësia e Kelmendit, ku ndodhen fshatrat Vermosh, Lëpushë, Tamarë, Vukël, Selcë, Nikç, Brojë etj. Ato arrihen ndjekur rrugën Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë – Vermosh, një rrugëtim plot gjarpërime e ballkone panoramike që do të të bëjnë të ndalosh herë pas here për të parë nga afër Leqet e Hotit, Luginën e Cemit, majën e Mështjerrës (1447m), si dhe të shijosh pamjet e shumta spektakolare që shfaqen së largu.
Duke hyrë në Lëpushë, vlen të përmendet fakti se ujërat e lumit të Lëpushës derdhen deri në Danub. Fshati i Lëpushës është ndërtuar aty ku më parë barinjtë kishin vendosur stanet dhe sot së bashku me Tamarën, tërheqin vizitorë të shumtë falë peizazheve malore dhe një natyre të mrekullueshme.
VERMOSHI
31 km në veri të Tamarës ndodhet fshati i Vermoshit (mbi 1000 metra në nivelin e detit), që ofron të gjitha kushtet për një turizëm malor cilësor. Lumi i Vermoshit apo burimet e ujit dekorojnë përmes monumenteve natyrore mbresëlënëse zonën. Përgjatë 100 ditëve të vitit fshati është i mbuluar nga dëbora, ndërsa me ardhjen e pranverës ngjyrat e gjelbërta veshin të gjithë panoramën. Përveç bujtinave në Vermosh do të gjeni dhe vende kampingu, e banorët e fshatit janë gjithmonë të disponueshëm për të të shoqëruar në përvoja hiking.
RAZËM – BOGË
Duke ndjekur rrugën Shkodër – Koplik – Dedaj – Razëm, do mund të vizitoni gjithashtu një nga fshatrat malorë më të bukur të vendit, atë të Razmës, që rrethohet nga kullota alpine shumë tërheqëse. Në morenat akullnajore apo fushën sportive të kampit të Razmës mund të praktikohet dhe sporti i skive. Rruga Shkodër – Koplik të shpie në një tjetër fshat me emër të veriut, në Bogë, që njihet jo vetëm për ngjyrat përrallore, por edhe për Shpellën e Pucit. Kjo e fundit është shpella më e madhe në Shqipëri e mbahet si një nga më të mëdhatë e Evropës, e pasur në stalaktike dhe stalagmite.
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, unik në llojin të tij në gjithë rajonin e Ballkanit
Shqipëria dhe Egjipti, bashkëpunim në fushën e turizmit
Alpet shqiptare, pse quhen ndryshe dhe Bjeshkët e Namuna
Përmeti dhe i gjithë qarku Gjirokastër, pol i rëndësishëm dhe destinacion i pashmangshëm turistik (foto)
Vlorë, nis puna për shndërrimin e zonës së portit në stacion turistik
Rregullat e reja të lundrimit që do zbatojnë operatorët turistik për udhëtim me anije, rafting dhe motorët e ujit
Muzeu Etnografik, ai i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve dhe “Shtëpia Kadare” në muajin tetor u vizituan nga 1300 turistë vendas e të huaj, me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemia. Muzeumet janë ndër qendrat kryesore për zhvillimin e turizmit, ndërsa miradministrimi i tyre është në vëmendje të punës së bashkisë Gjirokastër. […]
Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike. “Në kuadër të projektit “HAMLET”, […]
Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin. Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme […]
Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë. Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti. “E quajmë realisht fatmirësi […]