e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Ambasada shqiptare në Romë ka nisur punën institucionale për hartimin e një projekti që synon të rivlerësojë e të ristrukturojë Sheshin “Shqipëria” në Romë, ku është pozicionuar monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

 

Ambasadorja znj. Anila Bitri ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të shoqatave italiane e shqiptare për përgatitjen e një projekti konkret që do të realizojë rikualifikimin urban të këtij sheshi kaq simbolik për komunitetin shqiptar e arbëresh në Itali.

 

Ambasadorja Bitri u takua me arkitektin Ledo Prato, Sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Mecenate ’90”, me Presidentin e shoqatës romane “Amici di Aventino”, Alessandro Olivieri e zëvendësin e tij Enrico Barbieri, si dhe me Presidenten e Shoqatës “Integra Onlus”, znj Klodiana Cuka e cila prej vitesh me vullnetarët e kësaj shoqate kujdesen për mirëmbajtjen e gjelbërimin e Sheshit “Shqipëria” në Romë.

 

Kjo nismë e autoriteteve shqiptare në Romë hodhi bazat e para institucionale për promovimin e restyling e kësaj hapësire urbane, e cila është dëshmi e lidhjes historike mes Italisë e Shqipërisë e simbolizuar me monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.

 

Monumenti “Skëndërbeu” në Romë e sheshi “Albania”

 

Qe 27 tetori i vitit 1940 kur Benito Musolini në praninë e autoriteteve më të larta zyrtare të qytetit inauguroi në Romë Monumentin e Skënderbeut.

 

Mediet e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte e shiu të fortë. Monumenti u vendos në atë që dikur quhej Sheshi “Raudusculana”, emri i një porte antike të mureve Serviane.

 

Pak muaj më parë në 4 korrik të 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria Italiane (më 16 prill 1939) vendosi që ky shesh të ndryshoi emër, dhe u quajt Sheshi “Albania”.

 

Gjendet në zemrën e Romës antike mes lagjes San Saba e Aventinos, një nga shtatë kodrat ku sipas legjendës u themelua qyteti i Romës. Monumenti i Skënderbeut u realizua nga skulptori fiorentin Romano Romanelli.

 

Lindur më 14 maj të vitit 1882 në Firence, ky artist, mik i poetit Gabriele D’Annunzio, rridhte nga një familje skulptorësh. Njëkohësisht ai ishte dhe një funksionar i lartë i Marinës Italiane.

 

Aftësitë e tij artistike por dhe lidhjet me shtresën e lartë të politikës italiane të asaj kohe, i ngarkuan detyrën e realizmit të monumentit të heroit Kombëtar të Shqipërisë, në kryeqytetin italian Romë, në sheshin me emrin e vendit fqinj dhe në një moment kaq të veçantë e historik për dy vendet.

 

Monumenti i Skënderbeut është realizuar mbi një grup bronzi i rëndë 35 kuintalë e paraqet heroin tonë kombëtar mbi kalin e tij të pandashëm, veshur nën armaturën e hekurt, me përkrenaren e shpatën gati për luftim.

 

Guvernatorit të Romës (funksionari më i lartë administrativ i qytetit në epokën e fashizmit) iu kërkua që brenda pak kohe të siguronte bazamentin mbështetës të veprës së Romanellit, tashmë i përfunduar e gati për inaugurim. Brenda 26 ditësh u sigurua piedestali i gurtë, i tipit travertino që peshonte rreth 75 kuintalë.

 

Së bashku formojnë monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Albania” ku më vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe, Komuna e Romës vendosi pllakën përkujtimore.

 

 

Më shumë

53% grave në Shqipëri janë dhunuar!

Të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri janë shqetësuese dhe kërkojnë medoemos strategji dhe mekanizma konkretë për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës. Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri, teksa komentoi të dhënat e INSTAT sipas së cilave një […]

Eshtrat, trondisin përsëri Përmetin!

Pas zgjidhjes së problemeve me zhvarrimet për ushtarët grekë të rënë në Përmet gjatë luftës italo-greke, duke i ngatërruar eshtrat e banorëve me ushtarët, Përmeti tronditet sërish; zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime.   Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret […]

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Forumi Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit, Shqipëria midis 180 shteteve në botë!

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit     Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit, i cili po zhvillohet onine në platformën “Zoom” dhe të vijojë deri ditën e enjte, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara