Duket se janë riaktivizuar përpjekjet për të prekur dhe ndërhyrë në reformën në Drejtësi. Të enjten në mbrëmje në një mesazh në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruante se “shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”.
Mesazhi shkaktoi habi në momentet e para edhe sepse nuk bëhej e qartë se cilave dyshime ajo i referohej. Por shumë shpejt, pas formulimit diplomatik, u mësua se nuk ishin vetëm “fjalë” dhe se mesazhi ngjante t’i drejtohej presidentit Ilir Meta, dhe platformës së tij “të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në”, siç shpjegonte njoftimi i presidencës, mbi takimin me ambasadorëve e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo temë ishte trajtuar dhe në bisedimet që po dje ai pati dhe me drejtuesit e opozitës. Një nga pikat e platformës, siç shpjegoi në një intervistë për televizionin Klan, kryetari republikan Fatmir Mediu, kishte të bënte pikërisht me “ecurinë e sistemit të Drejtësisë për të shkuar edhe në bashkëpunim politik, për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të patur një drejtësi të pavarur por që kalojnë përmes një Këshilli politik, përpara se të miratohen, nga pikëpamja juridike në parlament”.
Dhe në fakt, pak më vonë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, i cili kishte qenë në takimin me presidentin, ishte në të njejtën linjë me homologen amerikane, dhe madje më i drejtëpërdrejtë. “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapë diskutimin mbi bazat e saj, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve në dispozicio. Për të ofruar çdo ditë, drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe që ta çojë përpara Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE”, theksonte ambasadori Soreca po në Twitter.
Dokumenti i Metës për ambasadorët që prodhoi reagimin e fortë.
Disa nga çështjet që preken në draftin e Presidentit e përgatitur para shembjes së Teatrit Kombëtar janë Reforma zgjedhore, KED, paketa anti shpifje etj,
14 pikat e platformës të paraqitur nga Presidenti Ilir Meta dje:
1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.
2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti
3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.
4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.
5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.
6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.
7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.
8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.
9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.
10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.
11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
12- Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.
13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.
14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
22 maj 2020
Mbështetësit e presidentit Trump në protestë ndërsa Kongresi certifikon zgjedhjet presidenciale
INSTAT: Shtyhet regjistrimi i popullsisë, procesi do të zhvillohet në tetor 2022
Anulimi i panairit të librit nga MSH, Shoqata e Botuesve: Do të organizohet online
Reforma Zgjedhore – Dështon mbledhja e këshillit politik mes socialistëve dhe opozitës
COVID-19/ Raporti ditor: 3 viktima, 55 raste të rinj nē 24 orēt e fundit
Ambasadorët e SHBA dhe BE: Reforma në Drejtësi nuk preket
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!