e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

“Për të gjithë ne sonte, qofshim amerikanë, gjermanë, shqiptarë, italianë, pjesa më e madhe prej nesh, të gjithë ne në fakt, jemi qytetarë publikë, shërbyes publikë. Dhe jemi mbledhur këtu për të shënuar kauzën e nderuar “Drejtësi për të Gjithë” dhe po punojmë për të siguruar begatinë ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë. Ne mbartim një privilegj të madh dhe një detyrë edhe më të madhe për të siguruar besimin e publikut se do t’i bëjmë punët tona me integritet, me besnikëri ndaj shtetit ligjor dhe parimeve të paanësisë. Prandaj na quajnë shërbyes publikë… Në çaste kritike, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë pranë miqve dhe aleatëve shqiptarë… Ky çast, ndërsa ju përpiqeni të zbatoni plotësisht reformën në drejtësi, është një prej tyre. Dhe ashtu siç e kam thënë më parë, për të gjitha çastet e kaluara, ashtu dua t’ju them sërish sonte, se në reformën në drejtësi, jemi me ju krah për krah”. Ambasadorja Yuri Kim në pritjen e organizuar nga Ministria e Drejtësisë më 31 janar

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara