Ambasadorja amerikane Yuri Kim ritheksoi sot nevojën që udhëheqësit politikë të sigurojnë se listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të pastra.
Në një postim në Twitter ajo nënvizoi se kjo nuk duhet bërë “thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi”. Udhëheqësit partiak sipas saj “duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, sepse kjo pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant për në BE, dhe sepse është një shenjë themelore e respektit për votuesit”.
Komentet e ambasadores Kim vijnë një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se “unë nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Republikën e Shqipërisë”. Zoti Rama theksoi më tej se “absolutisht nuk ka qenë kurrë qëllimi që të fusim nëpër lista njerëz që kanë pasur probleme në të shkuarën, por nuk kemi pasur informacion. Unë – shtoi ai më tej – di që ka ligj, ka dhe respekt për ligjin. Kush nuk e respekton ligjin duhet të paguajë. Le të jetë kush të dojë. Nuk janë përgjegjësia ime ata, të cilët në një moment të caktuar abuzojnë me detyrën, abuzojnë me funksionin, abuzojnë me ligjin, abuzojnë me të tjerët. Është përgjegjësi individuale. Nuk ka përgjegjësi kolektive në këtë sistem që kemi zgjedhur”, nënvizoi kryeministri.
Vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 2019, dy kryebashkiakë socialistë rezultuan me probleme në të kaluarën e tyre, ndërsa për dy të tjerë, është ende në vazhdim procesi i verifikimit.
FRD në zgjedhje me PD, Topi largohet nga drejtimi
902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara – KQZ: Emigrantët rrezikohen të mos votojnë edhe këtë rradhë
“Aleanca për Ndryshim”, PD formon koalicionin me aleatët, LSI del e vetme
KQZ: Partitë të ndalin fushatën, ajo nis më 25 mars!
VOA: Dekriminalizimi në Shqipëri – Rritet presioni i ndërkombëtarëve përballë heshtjes së partive politike
Ambasadorja Yuri Kim këmbëngul: Lista kandidatësh të pastër
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër. “Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë […]
Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar. Delegacioni i OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka pranuar ofertën e kompanisë amerikane “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për […]
Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi. Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të […]