Në një publikim të fundit, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, analizon gjeografinë e Sigurimeve për vitin 2019, pra pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas qarqeve.
Ajo që vihet re nga të dhënat është se, shpërndarja gjeografike e primit të shkruar bruto, vërehet e përqëndruar në qarqet e mëdha, si Tirana me 59.63% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2019, Durrësi me 7.51%, Fieri 5.29%, Shkodra 4.94%, Vlora 4.56%, Korça 4.72%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 12-vjeçare.
Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2019 ky tregues është rreth 6,168 lekë për frymë, me një rritje rreth 275 lekë krahasuar me një vit më parë.
Sa i përket primit për frymë sipas qarqeve, Tirana me 11,551 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga Gjirokastra me 5,962 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,535 lekë për frymë, Shkodra me 4,332 lekë për frymë dhe Vlora me 4,234 lekë për frymë. Dibra dhe Kukësi, me 2,200 dhe 2,300 lekë për frymë, janë qarqet me shpërndarjen më prezencën më të dobët të policave të sigurimit, mbi 5 herë më pak se Tirana.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, sërish pjesën e “luanit” e zë Tirana me 74.84%, e pasuar nga Durrësi me 6.78%.
Raporti vjetor – Portit i Durrësit, përpunoi mbi 3.8 milionë tonë mallra
Shoqatave e Bashkive: Pasojat e rënda që do të shfaqen në ekonomi nga përsëritja e përmbytjeve
Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan
Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit
Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi
Publikohen të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit
Nga 1 janari i këtij viti, paga minimale për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore është rritur në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më parë, kujton revista e specializuar ekonomike Monitor. Vendimi është zyrtarizuar në 16 dhjetor 2020, ku sipas Këshillit të Ministrave “Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në […]
Shqipëria dhe Kosova finalizojnë me sukses një hap të rëndësishëm në sektorin elektro-energjetik. Nga dita e sotme, nis operimi i pavarur i Kosovës, si zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, si dhe nis nga funksionimi linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë. Bashkëpunimi mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe KOSTT në Kosovë kanë […]
Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës në vendet fqinjë, kryesisht në rajon dhe Kosovë. Si rrjedhojë, prodhuesit e kualifikuar në zonën e Xarrës dhe Konispolit po ndeshen me humbje të mëdha, kurse prodhimet po kalben në pemë. “Prodhimi këtë vit ka qenë […]
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]