e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Në nëntor të vitit 1928 kur ishte në moshën 18-vjeçare, Anjezë Gonxhe Bojaxhi hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës.

Më 6 janar të vitit 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e vajzave “St. Mary” derisa në vitin 1944 u emërua drejtoreshë.

Më 17 gusht 1948 ajo veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe pasi përfundoi një kurs mjekësie pranë Motrave Misionare në Patna, u kthye përsëri në Kalkuta.

Në vitin 1960 motrat e Nënë Terezës qenë të përhapura në të gjithë Indinë. Ndërsa në harkun kohor ndërmjet viteve 1980-1990 Nënë Tereza hapi shtëpi misioni nëpër vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish Bashkimit Sovjetik, Kubë, Shqipëri etj.

Për punën bamirëse asaj i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga Çmimi Indian Padmashri në vitin 1962 dhe deri tek Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979. Në vitin 1997, Nënë Tereza kishte rreth 4000 motra, të cilat kryenin misionin në 610 shtëpi bamirësie në 123 vende të botës. Tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997.

Pa kaluar as dy vjet nga vdekja e shenjtores, Papa Gjon Pali II lejoi të fillonte proçedura e kanonizimit. Kështu më 20 dhjetor të vitit 2002 u miratua dekreti për mrekullitë e shenjtores. Data e zhvillimit të ceremonisë së beatifikimit të Nënë Terezës u vendos që të ishte 19 tetori i vitit 2003. Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit. Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës në sheshin e Shën Pjetrit gjendeshin rreth 500 mijë njerëz midis tyre edhe shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Amerika etj.

Ndërsa, më 04 Shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku u cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

 

 

 

OKB, pullë postare për të nderuar “Nënë Terezën”

 

Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka vendosur të lëshojë një pullë përkujtimore në nderim të figurës humanitare Nënë Tereza.

 

Sipas Administratës Postare të OKB -së, vula prej 1.80 dollarësh e Nënë Terezës synohet të përdoret nga zyra postare e OKB -së në selinë e OKB -së në New York City.

 

Në pamjen e përgjithshme, vula është e ngjashme me tre të tjera: pulla Nelson Mandela me 2 franga e emetuar më 18 korrik 2018, pulla Kofi Annan prej $ 1.30 $ e lëshuar më 31 maj 2018; dhe vula $ 2.75 $ Mahatma Gandhi e emetuar më 2 tetor, 2019.

 

Citimi në pullë në anglisht, është si më poshtë: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

 

Data e Lëshimit: 12 Gusht 2021

Artist: Martin Mörck (Norvegji)

Projektuesi: Rorie Katz (Kombet e Bashkuara)

Emërtimi: 1.80 dollarë amerikanë

Madhësia e pullës: 50mm x 35mm

Pulla për fletë: 20

Printer: Joh Enschedé Stamps BV (Holandë)

Procesi: Litografi e kompensuar – Duotone

Shpuarje: 14 x 14

Sasitë: 8,000 fletë (160,000 pulla)

 

 

 

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”.

Me këto fjalë të shkruara në shqip, Nënë Tereza i drejtohej shtetit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, për të parë për të fundit herë nënën Drane dhe motrën Age sa ishin gjallë, por dëshira nuk iu plotësua! Ajo për herë të parë do të hynte në Shqipëri në vitin 1989.

Më poshtë, shihni letrat e shkruara nga dora e Nënë Terezës, që për herë të parë u ekspozuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje në përvjetorin e shenjtërimit të Nënës së botës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën […]

Dervish Hima – Atdhetari, publicisti dhe diplomati shqiptar

Më 21 maj të vitit 1928 vdiq Dervish Hima atdhetar, publicist e diplomat shqiptar. I njohur me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, Hima lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet […]

Mehmet Ali Vrioni, Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878

Më 13 maj të vitit 1842  lindi Mehmet Ali Pashë Vrioni, atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara