e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Akti Normativ “anti-KÇK”, është miratuar ditën e sotme në komisionin parlamentar të Sigurisë.

Pas miratimit të këtij akti nga Qeveria në 31 janar, akti i cili synon sekuestrimin e pasurive të krijuara me të ardhura nga krimi, ka marrë një tjetër miratim.

Pas kësaj, akti do të kalojë në Parlament për tu miratuar, ndërkohë që tashmë Operacioni Forca e Ligjit, njësia e ngritur për zbatimin e këtij akti, ka nisur nga puna në terren, qysh prej fillimit të muajit shkurt.

Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi sot në komision se në hetime të posaçme, kryesisht hetime pasurore, do të kërkohet mendimi i ekspertëve në fusha të tjera, të cilët do të kenë ndikim në buxhet.

“OFL do të ketë degët e saj edhe në drejtoritë vendore të policive në qarqe. Aksesi në databaza ka filluar. Policia e Shtetit mund të ketë të dhëna në databaza ku nuk ka pasur më parë”, tha ajo.

OFL dërgon fillimisht një formular ku subjektet e shënjestruar për pasurinë e dyshimtë, duhet të provojnë ligjshmërinë e saj.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara