e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.

OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.

Në konferencën dyditore kundër anti-semitizmit, Shqipëria u vlerësua si një nga shembujt më domethënës për mbrojtjen e hebrenjve nga Holokausti dhe përndjekjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa oratorët folën mbi rreziqet e përsëritjes së tragjedive të tilla, sapo kombet e humbin vëmendjen ndaj ndjenjave të tilla ekstremiste.

Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat Njerëzore, Ingibjorg Solrun Gisladotir, tha se në përvjetorin e Aushvicit disa ditë më parë se ai kamp shfarosjeje nuk ra nga qielli, por u bë realitet nga bashkëpunmi i shumë njerëzve, ndaj na kujton se ajo që ndodhi një herë mund të ndodhë përsëri.

“Ne duhet të jemi vigjilent, sepse ajo që ndodhi një herë, mund të përsëritet. Ne nuk jemi dhe nuk duhet të jemi indiferent, por vëzhgojmë rastet e diskriminimit, intolerancës dhe anti-semitizmit” – tha zonja Gisladotir.

Vendet anëtare të OSBE-së shqyrtojnë dhe marrin vendime herë pas here ndaj këtyre tre dukurive. Ato kanë rënë dakord se duhen shtuar masat dhe përpjekjet, angazhimi dhe monitorimi ndaj gjuhës së urrejtjes.

“Antisemitizmi bashkëkohor e shfaq veten në shumë lloj formash të komplikuara dhe nuk mjaftohet vetëm në goditjen e drejtpërdrejtë të besimit të hebrejve. Përhapja e shprehjeve antisemite në mediat sociale relativizimi i Holokaustit janë midis sfidave të vendeve anëtare të OSBE-së sot” – tha zonja Gisladotir.

Vendet anëtare kanë rënë dakord se zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë edhe Lindjen e Mesme, nuk munden kurrë të justifikojnë anti-semitizmin. Ata vërejnë se steriotipet dhe paragjykimet në mediat socialet dhe ato tradicionale lejojnë diskriminimin dhe intolerancën të zgjerohen derisa mbërrijnë në krime urrejtje.

“Përballë shfaqjeve të sofistikuara të anti-semitizmit, ne duhet të mbetemi të angazhuar që të kujtojmë krimet e mëparshme, dhe të hartojmë programe që nxitin pluralizmin dhe tolerancën, në klimën e sotme ndërkombëtare që është shumë më komplekse dhe më se më ndërlidhur se kurrë më parë” – tha në Tiranë Kristian Vegenin, zv. President i Asamblesë parlamentare të OSBE.

Oratorët pohuan se krimet e urrejtes dhe diskriminimi duhen parandaluar me programe të gjera edukimi në rajonin e mbuluar nga anëtarësia e OSBE-së dhe në bashkëpunim të ngushtë mes këtyre vendeve anëtare. Ato duhet të përmirësojnë raportimet mbi shpeshtësinë e këtyre dukurive kriminale, dhe duhet t’i analizojnë me kujdes lidhjet midis rasteve. VOA

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara