Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension, Lloyd J. Austin si sekretarin e tij të mbrojtjes, sipas personave me njohuri mbi këtë vendim. Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Austin do të jetë afrikano-amerikani i parë që udhëheq Pentagonin.
Zoti Biden e zgjodhi gjeneralin me katër yje ndër disa kandidatë, ndër të cilët edhe Michele Flournoy, ish-zyrtare e lartë në Pentagon dhe përkrahëse e presidentit të zgjedhur. Zoti Biden kishte peshuar ndër të tjerë edhe kandidaturën e Jeh Johnson, ish-këshilltar ligjor në Pentagon dhe ish-sekretar për sigurinë kombëtare.
Katër persona të afërt me ekipin e zotit Biden e konfirmuan për agjencinë e lajmeve Associated Press se zoti Austin pritet të emërohet si shef i ardhshëm i Pentagonit, por pa pranuar të identifikohen publikisht pasi emërimi nuk është njoftuar ende zyrtarisht.
67-vjeçari Austin pritet të hasë në rezistencë gjatë procesit të konfirmimit në Senat për arsye të karrierës së mëparshme si ushtarak. Shumë në Uashington këmbëngulin për një ndarje të qartë mes udhëheqjes civile dhe asaj ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes. Megjithëse shumë shefa të mëparshëm të Pentagonit kanë shërbyer edhe në ushtri për pak kohë, vetëm dy prej tyre –George C. Marshall dhe James Mattis —kanë qenë ushtarakë karriere.
Ashtu si zoti Mattis, Gjenerali Austin duhet të marrë miratim nga Kongresi për të shërbyer si shef i Pentagonit. Kjo bëhet për të ruajtur karakterin civil të udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes.
Zoti Austin u diplomua nga Akademia Ushtarake Westpoint në 1975 dhe ka shërbyer si ushtarak për 41 vjet.
Presidenti i zgjedhur Biden e ka njohur gjeneralin që në periudhën kur udhëhiqte trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe zoti Biden ishte nënpresident.
Zoti Austin shërbeu në 2012 si i pari afrikano-amerikan që bëhej zëvendës shef i shtabit të ushtrisë, Një vit më pas, ai u vu në krye të Komandës Qendrore Amerikane ku filloi të hartonte dhe zbatonte strategjinë ushtarake amerikane për të sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Zoti Austin doli në pension në 2016, por duhet që Kongresi t’i japë leje atij për të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit, pasi nuk kanë kaluar ende shtatë vjet që kur ai la uniformën ushtarake. Një leje e tillë u dha edhe në rastin e zotit Mattis, general i marinës në pension, i cili u emërua nga Presidenti Trump si shef i Pentagonit. VOA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]