Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

Që nga viti 2005 arkeologët nënujorë kanë zbuluar pranë brigjeve të Durrësit dhjetra objekte me vlerë, që tashmë i përkasin trashëgimisë sonë kulturore.

Disa prej tyre janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të qytetit, ndërsa të tjerat presin të studiohen nga punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë.

Në Muzeun Arkeologjik mësohet se, pas restaurimit të Doliumit, enës së veçantë për transportin detar të verës së hapur, ka nisur puna për restaurimin e disa amforave, pjesët e të cilave janë zbuluar gjatë misioneve nënujore në bregdetin e Durrësit dhe më gjerë.

Bashkë me pjesët e relikteve të anijeve, që i përkasin periudhave pas shek. IV  para erës sonë, në Muzeun e Durrësit kanë mbërritur spiranca dhe enë të ndryshme, si amfora apo pjesë qeramike me vlera të veçanta.

Zbulimet e fundit nënujore po përcaktojnë hartën e shkëmbimeve tregtare detare nga brigjet e Ilirisë jugore (Durrësi) drejt porteve të tjerë të Mesdheut dhe anasjelltas. Tashmë pritet që kati i fundit i Muzeut Arkeologjik ti dedikohet plotësisht zbulimeve nënujore që i përkasin antikitetit dhe mesjetës në brigjet e Durrësit.

 

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara