e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Në portin e Durrësit për sezonin e ardhshëm turistik janë prenotuar 20 kroçiera dhe velierë

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se anija e parë turistike në port do të jetë kroçiera “La Belle Del L’Adriatique”, më 5 maj të këtij viti. Më pas kjo kroçierë me vizitorë të huaj, do të mbërrijë në Durrës edhe pesë herë të tjera, deri në 22 shtatorin e ardhshëm.

Qendra e Informacionit njofton se më datë 9 maj pritet edhe kroçiera “Spirit of Discovery”, me gjatësi 237 metra. Kjo anije e madhe turistike, e ndërtuar vitin e kaluar, vjen në qytetin-port për herë të parë.

“Sirena”, “Seven Seas Voyager”, “Amera”, janë disa nga emrat e njohur të anijeve turistike, që kanë vizituar Durrësin edhe vitet e kaluar, ndërsa kësaj liste i shtohen edhe kroçerat “Silver Shadow”, “Caledonian Sky” apo “Sea Burn Ovation”, që do të kryejnë për herë të parë lundrime drejt portit më të madh të vendit.

Këtë verë në portin e Durrësit do të akostohet dy herë edhe veliera “Sea Cloud”, e cila vjen me turistë të huaj prej shumë vitesh.

Gjatë vitit 2019 në portin më të madh të vendit u akostuan 19 kroçiera dhe veliera me 4,503 turistë, si dhe 430 jahte të madhësive të ndryshme.

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara