e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

Parku Arkeologjik i Apolonisë vazhdon të jetë një atraksion i rëndësishëm turisik në Shqipëri. Gjatë 10 muajve të 2021 ai u vizitua nga 28 600 turistë, njofton ATSH.

 

rejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj, tha se “Parkun Arkeologjik të Apolonisë e kanë vizituar 13 741 turistë të huaj dhe 14 844 vendas”.

 

Ndërkohë edhe nisma e Ministrisë së Kulturës për të vizituar falas të dielën, sitet arkeologjike dhe monumentet e Kulturës, duket se ka pasur ndikimin e vetë në shtimin e numrit të vizitorëve.

 

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

 

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar hyjneshës Artemis.

 

Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.

 

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara