e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

29 Prill 1945 – Forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqëndrimit nazist në Dakau në Gjermani

Në kujtesë të kësaj dite, Arkivi Qendror Shteteror sjell disa dokumente shumë interesante që ruhen në fondet e AQSH-së. Një letër e sigluar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Dakaut që mban datën 8 Korrik 1964 dhe që i drejtohet Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Mehmet Shehu.

Njoftohet shteti shqiptar se do të ngrihet një monument në kujtim të të internruarve të kampit.

Ky është një kamp ku vuajtën edhe shqiptarë ndaj edhe për ngritjen e tij, kërkohet ndihma financiare e Shqipërsë, sikurse edhe të shumë shteteve të tjera, shtetas të të cilave vuajtën aty.

Në letër shkruhet: “Monumenti i ish t’internuarve do të ngrihet në bazë të një financimi ndërkombëtar i cili do të sigurohet në radhë të parë nga kuotat vullnetare të popullsive të vendeve tona të ndryshme. Por ne e pamë të udhës Z. Kryeministër për një kontribut zyrtar të Qeverisë suaj”.

Komiteti i Veteranëve të Luftës i drejton kërkesën Kryeministrit të Shqipërisë për akordimin e një shume prej 500 dollarësh nga buxheti i shtetit shqiptar për ndërtrimin e këtij memoriali.

Në përgjigje të kësaj kërkese, me firmë të Zv/Kryeministrit, udhëzohet Ministria e Financave për akordimin e 500 dollarëve nga fondi i rezervave në valutë, si kontribut për ndërtimin e këtij memoriali.

I krijuar në mars të vitit 1933, kampi i përqendrimit Dakau (Dachau) ishte kampi i parë i rregullt i ngritur nga qeveria Nacional – Socialiste (naziste) gjermane për të burgosurit politikë.

Kur trupat amerikane hynë në kamp, ata gjetën më shumë se 30 vagona treni mbushur me kuforma, shumica të dekompozuara. Numri i personave të burgosur në Dakau mes viteve 1933 dhe 1945 llogaritet të ketë qenë mbi 188,000. Numri i përgjithshëm i viktimave të cilët vdiqën në Dakau nuk dihet.

 

 

 

Më shumë

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

A e dinit se beteja më e gjatë kundër nazistëve në Ballkan është zhvilluar në Shqipëri?

78 vite më parë, si sot, nisi beteja më e gjatë e Ushtrisë Shqiptare kundër forcave gjermano-naziste. Nga datat 5 gusht 1943 deri më 28 shtator 1943 u zhvillua Lufta e Konispolit. Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve […]

A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara