e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Arabia Saudite është e shqetësuar me rritjen e aktiviteteve bërthamore nga ana e Iranit, tha për agjencinë Reuters një zyrtar i Ministrisë së Jashtme Saudite.

 

“Këto aktivitete kërcënojnë sigurinë rajonale”, tha ky zyrtar.

 

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një hap që e çon atë më pranë zhvillimit të materialeve që mund të përdoren për të bërë armë bërthamore.

 

Irani tha se aktivitetet e tij kanë për qëllim zhvillimin e karburantit për një reaktor kërkimor, jo prodhimin e një arme bërthamore.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e vlerësuan masën si një kërcënim i negociatave për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, përmes së cilës u kufizuan aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

 

Zyrtari saudit tha se veprimet e fundit e Iranit pengojnë përpjekjet për të siguruar “një marrëveshje gjithëpërfshirëse bërthamore që garanton sigurinë dhe stabilitetin global dhe rajonal”.

 

Arabia Saudite e qeverisur nga sunitët dhe Irani me shumicë shiite janë në rivalitet të gjatë që ka ndikuar në konfliktet në të gjithë rajonin, nga Jemeni në Siri.

 

Sidoqoftë, zyrtarët sauditë dhe iranianë kohët e fundit kanë zbutur gjuhën e tyre dhe thanë se ishin të përgatitur për pajtim.

 

Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore midis fuqive botërore dhe Iranit pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump thoshte se ajo nuk ishte e negociuar mirë dhe se në plan afatgjatë i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore.

 

Teherani filloi pastaj të mos i zbatojë kushtet e marrëveshjes.

 

Që nga muaji prill i këtij viti, SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në bisedime jo të drejtëpërdrejta në Vjenë të Austrisë për të ringjallur marrëveshjen e cila kishte kufizuar aktivitetet bërthamore të Teheranit.

 

Negociatat koordinohen nga Bashkimi Evropian.

 

Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën (7 korrik) se prisnin zhvillimin e një raundi të shtatë të bisedimeve “në momentin e duhur”, por nuk dhanë ndonjë datë.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara