e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

76 vite më parë, më 08.07.1944, lindi në Tebë atdhetari i madh i kombit shqiptar Aristidh Kola. Ai studioi për jurisprudencë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi.

 

Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në qarqet arvanitase. Aristidh Kola ishte kontribuesi kryesor për pasqyrimin e traditave arvanitase dhe këto i pasqyronte në dy revistat që ai botoi , “Besa” dhe “Arvanon”.

 

Krijoi lidhje dhe pati bashkëpunime me thuajse të gjitha rrethet e diasporës shqiptare, në SHBA, arbëreshët e Italisë etj.

Më shumë

6 motrat e Mbreti Zog: Të parat që veshën bikini europiane

A e dini se Mbreti Zog kishte 6 motra? Ato ishin Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Në një Shqipëri që po përpiqej të ikte nga orienti e të shkonte drejt oksidentit, ato qenë të parat që dolën në plazh me kostume banje europiane. Po fati në dashuri dhe jetën bashkëshortore nuk […]

Hasan Prishtina – Ideologu i shtetit shqiptar

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara