e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Një zbulim i rëndësishëm për datimin e vendbanimit, në qytetin e Himarës!

 

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.e.s).

 

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.e.s) dhe disa varre ciste. Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës.

 

Tashmë materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë.

 

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren. Është radha e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, që ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndësishëm.

 

 

 

Më shumë

Historia e mbrojtjes së hebrenjve gjatë “Shoah” do të mësohet me të njëjtin tekst në të gjitha shkollat e mesme në Izrael, Shqipëri e Kosovë

-Teksti është ndërtuar mbi bazën e përvojës së shpëtimit të tyre në Shqipëri-     Ambasada e Izraelit në Tiranë organizoi përurimin e tekstit të mësuesit dhe nxënësit “Mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit (Shoah)”. I pranishëm në ceremoninë e përurimit Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Përurimi u bë me praninë e […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

“Mesdheu”, një film për krizën e emigrantëve në Evropë

“Mesdheu”, një film bazuar në një histori të vërtetë që tregon se si u shpëtuan më shumë se 62 mijë emigrantë në detin Mesdhe u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë.   Filmi artistik spanjoll tregon se si Oscar Camps, një qytetar katalanas dhe aktivist me një anije të vogël filloi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara