Lokalet e tipit termopolium, ishin shumë të preferuar në botën romake. Vetëm në Pompei kishte të paktën 80 lokale të tilla.
Termopoliumi i zbuluar është një nga më të vjetrit në Pompei. “Me këtë zbulim mundësitë për të studiuar termopoliumet janë të jashtëzakonshme, sepse është hera e parë që një lokal i këtij lloji zbulohet në tërësinë e vet,” tha një përfaqësues i Parkut Arkeologjik të Pompeut.
Banaku i termopoliumit ishte zbuluar pjesërisht në vitin 2019. Gjatë punës ekspertët gjetën gjithashtu mbetje dhe eshtra njerëzish dhe kafshësh, viktima të katastrofës vullkanike në Gjirin e Napolit rreth 2000 vjet më parë. Sipas gjetjeve fillestare mbetjet njerëzore janë ato të një 50-vjeçari, i cili në momentin e katastrofës ka qenë me siguri i shtrirë në një lloj shtrati. Mbetjet e tjera janë ende duke u hulumtuar.
Ushqime të ruajtura në banakë guri
Banaku i lyer me ngjyrë të verdhë është zbukuruar me piktura kafshësh, një pikturë që përshkruan një situatë nga jeta e përditshme dhe pikturën e një nereide, një nimfe deti, e cila kalëron mbi një kalë deti.
Rosat dhe një gjel i pikturuar ishin ndoshta kafshë që thereshin dhe shiteshin në lokal. Në banak ka edhe disa vrima për të cilat studiuesit supozojnë se aty prezantohej ushqimi, që ofrohej për shitje.
Pompei u shkatërrua prej shpërthimeve të Vezuvit në vitin 79 të Erës sonë. Qyteti historik i mbuluar nga hiri, balta dhe llava u rizbulua në shekullin e 18-të. Që atëherë dalin në dritë vazhdimisht gjetje të reja. Parku arkeologjik i Pompeit është një nga atraksionet më të njohura në Itali. Kohët e fundit arkeologët arritën të rikonstruktonin eshtrat e dy burrave, që ndoshta shpërthimi i vullkanit i kishte gjetur në befasi.
Edhe kinezët mbërrijnë në Hënë
Bill Gates parashikon se kur do të ndodhë pandemia e ardhshme
20 vjet në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli
Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II
I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale
Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës. Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të […]
Mposht koronavirusin në moshën 103-vjeçare dhe gjëja e parë që kërkon pas shërimit, është një birrë e ftohtë. E moshuara Jennie Stejna, prej moshës së saj të avancuar cilësohej mjaft e rrezikuar nga Covid-19, por i befasoi mjekët duke e mposhtur virusin. Gjysha e lindur në Poloni, por prej vitesh me banim në Massachusetts, […]
Fakti që mes dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle, marrëdhëniet nuk janë të mira është diçka e ditur. Por deri tani arsyet e krisjes mes bashkëshorteve të princit William dhe Harry të Anglisë, nuk ishin bërë me dije. Siç shkruan “The Sun”, pak para martesës së Meghan me Harry, në 19 […]
Me bllokimin e lëvizjeve të shkaktuara si pasojë e koronavirusit, jeta ka ndryshuar. Sportistët profesionistë që luajnë në skuadër janë prekur veçanërisht nga ky realitet i ri sepse nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sportin përkrah shokëve të tyre të skuadrës. Por në rastin e çiklistëve profesionistë, një atlet ka gjetur mënyrën për t’i bërë […]