e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës kanë nisur punën për përgatitjen dhe botimin e numrit të 57 të revistës shkencore “Arkivat shqiptare”.

 

Drejtoresha e komunikimit pranë Arkivit Qendror të shtetit, Elsa Saka, u shpreh se synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.

 

Përveç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u bëhet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Afati i dërgimit të artikujve është data 3 shtator 2021 dhe për të gjithë artikujt e pranuar do të dërgohet email më 17 shtator 2021.

 

Temat e propozuara:

– Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara nga përdoruesit

– Automatizimi i arkivave dhe etika

– Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave

– Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

– Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin

– Trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë

– Arkivat, përgjegjësia, qasja në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale

– Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore

– Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare

– Etika dhe arkivat

– Ndryshimet klimaterike dhe arkivat

– Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional

– Turizmi dhe promovimi i arkivave

 

(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as s’kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)

 

Në artikujt duhen respektuar këto kritere:

 

Artikujt nuk duhet të jenë më të gjatë se 15 faqe të formatit A4, në gjuhën shqipe apo angleze, përgatitur sipas udhëzimeve të mëposhtme:

Formati i tekstit: MS Word (format: *.docx; *doc)

Tipi i shkronjave: Times New Roman

Formati i faqes: A4

Hapësirat mes rreshtave (Line spacing): 1.00

Emri i autorit: 12 pt, pozicionuar majtas, bold, emri me germa të vogla, mbiemri me germa kapitale, poshtë emrit të vendoset titulli i institucionit të autorit, me germa të vogla, jo bold

Titulli i artikullit: 12 pt, bold, germa kapitale, në qendër të fletës

Nëntitujt: 12 pt, bold, germa të vogla, pozicioni i tekstit justified

Teksti: 12 pt, pozicioni i tekstit justified

Abstrakti: në gjuhën shqipe dhe angleze, titulli me germa 12 pt, kapitale, bold, teksti me germa 12 pt, edhe titulli, edhe teksti në pozicion justified

Ilustrimet/fotografitë: në fund të tekstit

Legjendat e ilustrimeve/fotografive: 12 pt, në qendër të fletës, nën ilustrim/fotografi

Formati i ilustrimeve/fotografive: TIF, GIF, JPG, BMP, WMF

Sistemi i referencave dhe i bibliografisë duhet të bëhet sipas rregullave The Chicago Manual of Style, i cili gjendet në: https://www.chicagomanualofstyle.org/home.html

 

Vërejtje: Artikujt që nuk respektojnë kriteret e mësipërme nuk do të botohen.

 

Për me tepër informacion dhe specifika të tjera  mund të shihni faqen tonë zyrtare www.arkiva.gov.al.

 

Punimet mund t’i dërgoni në email-et: dpa@arkiva.gov.al, sokol.cunga@arkiva.gov.al, elsa.saka@arkiva.gov.al,

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara