Me rastin e ditës Europiane të Konservimit dhe Restaurimit DPA prezantoi risinë e re mbi aplikimin online të restaurimit të dokumenteve pranë Laboratorit Qendror të Restaurimit i ristrukturuar dhe riformatuar gjatë vitit 2019 me një metodologji bashkekohore. Laboratori hapi dyert përtej institucionit të tij, duke bërë të mundur përfshirjen e çdo individi, personi fizik, juridik, privat ose publik.
Tashmë çdo qytetar te faqja jonë zyrtare restaurim.arkiva.gov.al do të mund të kërkojë restaurimin e dokumenteve nëpërmjet një formulari të thjeshtë ku përfshihet emër, mbiemër, email dhe disa foto të dokumentit që do të ndihmojnë restauratorët përkatës të realizojnë ndërhyrjet restauruese të dokumenteve që marrin në dorëzim me qëllim konservimin, rimëkëmbjen, rehabilitimin, rekuperimin, shpëtimin e dokumenteve me shkallë të ndryshme degradimi.
Laboratori merret me konservimin dhe restaurimin e llojshmërisë së dokumenteve në suport letër, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të objekteve të së kaluarës, të cilat janë mbartës të qytetërimit njerëzor në funksion të transmetimit të së ardhmes. Restauratorët ruajnë sekretin e përmbajtjes së dokumenteve duke mos dhënë informacione të pa autorizuara.
Tarifat e restaurimit janë të përcaktuara për çdo ndërhyrje përkatëse duke u bazuar në preventiv materialesh dhe interval kohe. Pergjigje për çdo kërkesë kryhet brenda 2 ditëve pune.
DPA fton çdokënd që ka një letër që koha apo faktorë të tjerë e kanë dëmtuar, të shfrytezoj këtë mundësi që i ofrhet përmes faqes restaurim.arkiva.gov.al.
Elsa Saka, drejtuese e Drejtorisë së Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave
Bennet Nura, shqiptari i parë që do të shkojë në Mars
902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara – KQZ: Emigrantët rrezikohen të mos votojnë edhe këtë rradhë
“Aleanca për Ndryshim”, PD formon koalicionin me aleatët, LSI del e vetme
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
Pandemia nuk ndal migrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi
Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19: Pacientë nga Hasi, Kukësi e Tropoja kurohen në spitalet saj
Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit. Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]
Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]