e shtunë 16 janar 2021
e shtunë 16 janar 2021

 

Nga sot salla e studimit e Arkivit të Shqipërisë do të jetë përtej kufirit, edhe në Maqedoninë e Veriut!

 

Këndi Arkivor është hapësira e re e krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e që do të jetë tek leximorja e Çairit në Shkup.

 

Në prezantimin e këtij bashkëpunimi që ua lehtëson punën studiuesve dhe të interesuarve për arkivat, ishte drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë, Muzafer Bislimi dhe zyrtarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

 

Drejtori i Përgjithshëm Bido, në fjalën e tij tregoi se përmes kësaj platforme, çdo studiues pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente që ka Arkivi i shtetit shqiptar, e që është e gjithë historia e kombit para vitit 1945, përfshirë edhe viset e Maqedonisë, Kosovës e të tjera.

 

“Studiuesi që do të vijë në Këndin Arkivor në Shkup, zëre se do të ishte në Tiranë. Edhe në Tiranë do të bënte të njëjtën gjë, pa as edhe një lloj ndyshimi. Është ekzaktësisht e njëjta formë bashkëpunimi, që nesër pasnesër ta kemi, jo vetëm kombëtar, por dhe rajonal. Ta kemi edhe në Arkivin e Maqedonisë, që ka dokumentacion mbi shqiptarët, por shumicën dërmuese e ka mbi kombin maqedonas, ta kemi edhe me Arkivin bullgar, ta kemi edhe me Arkivin grek, pse jo!” u shpreh Bido.

 

Zëvendësdrejtori i Arkivit të Maqedonisë së Veriut, Muzafer Bislimi, përshëndeti këtë nismë të DPA, ndërsa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Arkiva e Maqeodnisë me atë të Shqipërisë, duke shtuar se synimi është që të gjitha fondet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, të jenë si në Shkup, po ashtu edhe në Tiranë.

 

“Me kalimin e kohës synojmë që fondet që janë për historinë shqiptare, t’i kemi edhe fizikisht, jo vetëm në mënyre elektronike, por edhe fizikisht të kenë mundësi të studiohet edhe në Arkivin e Maqedonisë por edhe në Arkivin e Tiranës. Unë besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej!”, u shpreh zv/drejtori i Arkivit të Maqedonisë së Veriut, Muzafer Bislimi.

 

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në territorin e së cilës është hapur Këndi Arkivor, tregoi se e kanë mirëpritur ardhjen e Arkivit të Shqipërisë në Komunën e tyre.

 

“Jam tepër i lumtur që sot kemi mundësinë që bashkërisht ta hapim, që të gjithë studiuesit të kenë mundësi dhe qasje në të gjithë informacionin dhe të gjtiha ato që i kanë lëndë hulumtimi, që të kenë mundësi që edhe pa qenë me prezencë fizike në Tiranë, të kenë mundësi nga këtu të hulumtojnë! Projekti është i qëlluar dhe më vjen mirë se pas Shkupit, projekti menjëherë bartet në Prishtinë!”, u shpreh Ganiu.

 

Kjo nismë e DPA-së ka për qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe ofrohet me të njëjtat rregulla, të njëjtat procedura, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën formë siç ofrohet në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Nis punën Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kompletoi strukturën e re drejtuese, me nisjen nga puna të anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, të zgjedhur nga parlamenti.   Ndërsa nga zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit, ndajnë pak më shumë se 6 muaj, Komisionit të Zgjedhjeve do t’i duhet të përballojë një volum […]

Një vit në sirtarët e Kuvendit! – Nis shqyrtimi i ligjit të ri “Për Shtetësinë”, lehtësi për shqiptarët me banim jashtë vendit

Pas një periudhe pritjeje prej rreth një viti nëpër sirtarë, Kuvendi ka futur në axhendën e punës ligjin e ri “Për Shtetësinë. Drafti është depozituar në Kuvend nga qeveria që në gushtin e vitit 2019 dhe synon të sjellë një seri risish në ligjin aktual që është në fuqi që prej vitit 1998.   […]

Vlora dhe pronat e saj – Dorëhiqet drejtori i 7-të i Kadastrës, pas 14 ditësh në detyrë

Dorëhiqet drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës. Jurgen Pilkati u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor, ndërsa sot mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë. Arsyet e largimit nuk janë të qarta.   Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola […]

Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në zyrë.   Kjo është bërë tashmë zyrtare me anë të një rregulloreje të miratuar javën e shkuar në një pjesë të mirë të institucioneve ndërkohë që një model është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara