Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

MADRID- Dy burra shqiptarë u arrestuan pasi përplasën një makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës gjatë mëngjesit të së premtes duke bërë thirrje islamike.

Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm të imponuar për të luftuar epideminë e koronavirusit.

Skuadra e policisë Tedax konfirmoi se nuk kishte eksploziv në makinë pavarësisht dyshimeve.

Policia rajonale ka publikuar një foto të një makine gri brenda terminalit, me të gjitha dyert e saj të hapura dhe dy oficerë, një me një qen, duke e kontrolluar atë.

“Kur u arrestuan, ata bënë një deklaratë të tipit islamik dhe ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,” tha shefi i policisë rajonal Eduard Sallent për një konferencë për shtyp.

Në gusht të vitit 2017, disa radikalë islamistë përdorën një furgon për të goditur këmbësorët në Barcelonën qendrore, duke vrarë 16 persona. tch

20 mars 2020

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara