Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Policia në Mal të Zi arrestoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, dhe katër zyrtarë të tjerë lokalë.

 

Policia nuk ka njoftuar ende zyrtarisht në lidhje me këtë rast, por zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç e konfirmoi informacionin në llogarinë e tij në Twitter.

 

“Kryetari i Ulqinit dhe degës lokale të Partisë Demokratike të Socialistëve është arrestuar, së bashku me disa zyrtarë të tjerë. Arsyeja: punësimi partiak”, tha Abazoviç, për të shtuar se qeveria “është e vendosur për t’iu dhënë fund të gjitha abuzimeve”.

 

Policia po merr në pyetje edhe sekretarin për Financa të Komunës së Ulqinit, Sead Osmanoviç, sekretarin për Aktivitete Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit, Mustafa Gorana, drejtorin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti, dhe sekretarin e Policisë Komunale, Milazim Mustafa.

 

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2018, pushtetin në Ulqin e mban një koalicion i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve.

 

Si rezultat i zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur në fund të gushtit, Qeveria e re e Malit të Zi është formuar më 4 dhjetor dhe ajo udhëheqiet nga ish-opozita, përkatësisht Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

 

Partia Demokratike e Socialistëve ka dalë në opozitë pas tri dekadash në pushtet.

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara