e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Format e artit në Shqipëri u trajtësuan nga folklori tradicional shqiptar, nga kultura e hershme bizantine dhe nga përfshirja pesëshekullore e vendit në Perandorinë Osmane, deri në vitin 1912. Midis ndërtimeve të hershme më të njohura arkitekturore me vlerë artistike në Shqipëri janë: kishat bizantine, si ajo e Beratit (rreth vitit 1300) dhe shumë të tjera në Shqipërinë e jugut; xhamitë, si Xhamia e Iliaz bej Mirahorit (1495) në Korçë, Xhamia e Sulltanit (1492) dhe Xhamia e Plumbit (1553-1554) në Berat, Xhamia Muradije (1537-1542) në Vlorë, Xhamia Naziresha në Elbasan (para vitit 1599), Xhamia e Plumbit në Shkodër (1773-1774) dhe Xhamia Et’hem bej në Tiranë (1793-1794). Më pak të njohura janë edhe urat e harkuara të stilit osman nga të cilat kanë mbetur vetëm disa. Po ashtu pak ka mbetur dhe prej kishave të hershme katolike në veri. Për t’u përmendur për stilin e banesave janë shtëpitë e larta prej guri në Gjirokastër, shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën në lagjen Mangalem në Berat, dhe kullat e veçuara në veri të Shqipërisë dhe Kosovë.

 

Paraprirë prej mozaikëve dhe muraleve të antikitetit dhe mesjetës, pikturat e para të njëmendta ishin ikonat sipas traditës ortodokse bizantine. Ikonat më të hershme shqiptare datojnë prej fundit të shekullit të XIII dhe vlerësohet përgjithësisht se kulmin e tyre artistik e arritën në shekullin e XVIII. Midis përfaqësuesve më të shquar të artit ikonografik shqiptar ishin Onufri dhe David Selenica. Megjithatë, muzetë në Berat, Korçë dhe Tiranë përfshijnë koleksione cilësore të ikonave të mbetura. Deri në fund të periudhës osmane, piktura në Shqipëri përqendrohej kryesisht në artin popullor dhe në zbukurime të xhamive.

 

Piktura dhe skulptura bashkëkohore lindën në gjysmën e parë të shekullit njëzet dhe arritën një kulm modest në vitet 1930 dhe 1940, kur u zhvilluan edhe ekspozita të para arti në nivelin kombëtar.

 

Tradita e krijuar në artin shqiptar deri në Luftën e Dytë Botërore u dëmtua prej komunistëve të cilët erdhën në pushtet në vitin 1944. Në vitet që vijuan disa artistë u përpoqën t’i nënshtrohen doktrinës së realizmit socialist. Të tjerë ikën ose i dhanë fund krijimtarisë së tyre artistike. Për artistët shqiptarë, në veçanti më e vështirë ishte dekada e trazuar politike e revolucionit kulturor të viteve 1966-1967, deri rreth vitit 1975, kur shumë piktorë u burgosën dhe punimet e tyre u shkatërruan. Shumë vepra të artit pamor u zhdukën. Pas ndalimit të fesë në Shqipëri në vitin 1967, ikona shekullore, piktura të vjetra, libra dhe dorëshkrime u braktisën nëpër bodrume apo në kisha të mbyllura me çelës. Njerëzit ishin të frikësuar dhe nuk pranuan të kujdeseshin për to. Në atë kohë në Shqipëri ishin rreth 1050 xhami, 200 teqe dhe tyrbe dhe rreth 400 kisha ortodokse dhe katolike. Pothuajse të gjitha u mbyllën. Ndër viktimat e kësaj tragjedie kulturore ishin edhe disa xhami dhe kisha me vlerë të madhe kulturore të cilat pak vjet më përpara ishin restauruar nga ekspertët më shumë kujdes.

 

Me gjithë humbje e luftërave dhe të (vetë)shkatërrimit, Shqipëria është ende e pasur në art.

Robert Elsie

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara