e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Është promovuar në Vlorë, libri i këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi, “Nëna ime, origjina e botës sime”.

Promovimi shënoi edhe 25-vjetorin e shoqatës Kulturore “Albano Dhe Romina Pauer”, ndërsa aktiviteti u përshëndet nga këngëtari përmes një video-mesazhi. Libri u përkthye nga gazetarja Zenepe Luka.

 

 

“Keqardhje që në këto momente nuk mund te jem mes jush sot. Ju falënderoj pa masë, për botimin e librit tim”, tha Carrizi.

Zenepe Luka kujtoi lidhjet e Albano Carrisit me Shqipërinë, që nisin me të atin dhe më tej duke falënderuar sponsorin, foli për librat shqip të këngëtarit të njohur italian.

 

 

“Libri tregon raportin e Albanos me nënën e tij. Ky është i vetmi libër i Carrizit i botuar me sponsor, pasi të tjerët kanë parë dritën e botimit me borxhe”, tha përkthyesi Luka.

Libri u promovua në ambientet e një ekspozite, që shfaq ardhjet e tij në Shqipëri, në 30 vitet e fundit, që nga vizitat e koncertet e deri të marrja e pasaportës shqiptare.

Libri i tij për nënën është botuar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes së nga jeta të nënës së tij. Ai shpërfaq raportin e artistit me të ëmën. Aktiviteti u moderua nga Silvana Braçe.

 

Fjala e mbajtur nga Albano:

Sot është 25 vjetori i shoqatës  “Albano e Romina-  Fans Club”. Nismëtarja është mikesha ime  Zenepe Luka. Ka qenë idea dhe fruti i saj, që më bëri edhe shtetas shqiptar me pasaportë shqiptare. Njëkohësisht organizimin e përvjetorit të festës të shoqatës po e organizon Zenepe Luka, por unë nuk mund  të jem aty mes jush sot, por me këtë rast dua të falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për shoqatën dhe ata që dhanë kontributin për organizimin e kësaj feste.

 

 

 

 

Më shumë

“Shtëpia me Gjethe” përkujton martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtojmë sot martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin i burgosur nga diktatura komuniste.   Jul Bonati lindi në Shkodër më 24 maj 1874. Imzot Jul Bonati studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Është diplomuar për filozofi dhe letërsi në Vjenë, Austri dhe në Padova, Itali. Më […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Çelet në Berat ekspozita “Thesare të risjella në jetë”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Muzeore Berat, hapi ekspozitën e titulluar “Thesare të risjella në jetë”, një pavijon i ri për vizitorët.   Kreu i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se është një koleksion ikonash dhe objektesh një pjesë e tyre të pa ekspozuara më parë, të cilat prej 7-8 […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Koçi: Sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë

Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara